Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Miratohen 2 marrëveshje me BERZH dhe 1 me EBA/ Denaj: Mbështetje në përballimin e COVID, zhvillimin ekonomik dhe turizmin

14:27 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 12 03 at 14.26.06
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot në seancë plenare 2 marrëveshje me BERZH-in, për zhvillimin e infrastrukturës, turizmit dhe për përballimin e situatës COVID, si dhe një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin ekonomik, të prezantuara nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Në kuadër të prioriteteve të Qeverisë Rama kemi negociuar një marrëveshje me BERZH-in për zhvillimin e turizmit në vend. Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të zgjasë deri në vitin 2025. Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik. Të katra bashkitë do të kenë larmi investimesh”, u shpreh Denaj.

Sa i takon marrëveshjes tjetër me BERZH-in, ministrja shtoi se, është në funksion të përballimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“Marrëveshja tjetër me BERZH është për të na ndihmuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Synon fuqizimin e funksioneve kryesore të shëndetit publik, fuqizimin e sistemit shëndetësor për rritjen e kapaciteteve për përballimin e COVID-19”, theksoi ministrja.

Ndërsa marrëveshja e tretë, synon rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe EBA-s.

“Kemi ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe EBA, që synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. EBA ka dhënë një mbështetje shumë të madhe. Kjo marrëveshje synon konsolidimin e këtij bashkëpunimi në shumë fusha. Së fundmi bashkëpunimi është intensifikuar si në zhvillimin e portit të Durrës, investime në fushën e turizmit”, nënvizoi Denaj.

Këto tre marrëveshje janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Konkretisht, u miratuan projektligjet:

1. “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”.

2. “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin për Zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në Shqipëri”.

3. “Për ratifikimin e marrëveshjes “Për bashkëpunim ekonomik” ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.