Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Miratohen tarifat e reja për energjinë elektrike në Kosovë

11:40 / April 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kompani energjie 1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës, më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë të rritura për 16.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, ZRRE-ja ende nuk ka njoftuar se sa kushton kilovati për konsumatorët familjarë, por edhe të bizneseve. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Rritja e çmimit të tarifave vjen pasi bordi i ZRRE-së më 11 prill ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

Çmimi i tanishëm i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji, është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Kundër shtrenjtimit të rrymës, më 11 prill u mbajt një protestë në Prishtinë, në ditën kur ZRRE-ja miratoi kërkesat e operatorëve për rritjen e tarifave.

Shtrenjtimin e kanë kundërshtuar edhe përfaqësues të bizneseve, sipas të cilëve, kjo do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera.

elektrike energji Kosova maj tarifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.