Kuvendi ka miratuar me 104 vota pro raportin përfundimtar të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Metës.
Shtatë vota ishin kundër dhe dy abstenim. Deputetit tashmë me votim të fshehtë do të votojnë për shkarkimin e kreut të shtetit. Nëse arrihen votat për shkarkimin çështja do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të ketë kjo e fundit fjalën nëse Ilir Meta do të vijojë të jetë President.
Më herët ka qenë kreu i komisionit hetimor Alket Hyseni që për më shumë se një orë paraqiti punën e komisionit.
