Kreu i qeverisë Edi Rama është pritur sot në Gjirokastër me një këngë dedikuar për të.
Ne video shihet kryeministri teksa ecën tek Qafa e Pazarit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga.
Ka qenë pikërisht këngëtarja Juli Cenko dhe grupi Ergjeria që i ka kushtuar këngën Ramës, ndërsa një nga frazat dëgjohet; “Mirë se erdhe Edi Rama”.
Ndërkohë që Rama ia pret hovin këngëtares; duke thënë; “Jo mo jo, hajde ik! hajde mirupafshim!”, dhe kthehet nga rruga.
