TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

SHBA ashpërson tonet edhe me Beogradin, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Urdhëroni serbët të mos sfidojnë KFOR-in

23:59 / May 31, 2023

Leonard Solis: Deri në vitin ‘53 homoseksualizmi klasifikohej sëmundje! Abortet? Mjeku: Gjysma e klasës time kishte lindur gabimisht

23:44 / May 31, 2023

Blinken: Keqardhje që Pekini refuzoi një takim mes shefave të mbrojtjes

23:34 / May 31, 2023

Sveçla: Grupet kriminale në Zveçan janë të drejtuara nga Beogradi

23:25 / May 31, 2023

Finalja në kohën shtesë/ Sevilla-Roma shkon përtej 90 minutave

23:13 / May 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

“Mirë se vjen mik i dashur”/ Pritja e ngrohtë e presidentit të Kinës nga Putin në Rusi

17:32 / March 20, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka mirëpritur të hënën në Kremlin homologun e tij kinez, Xi Jinping, i cili rikthehet në Rusi pas katër vjetësh.

Ai e viziton Rusinë në kohën kur ky shtet po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të luftës në Ukrainë.

“Mirë se vjen mik i dashur”, i ka thënë Putin Xi-së në Kremlin.

Vizita e Xi-së në Kinë i jep mundësi Putinit të pretendojë se nuk është i bllokuar nga e gjithë bota, pavarësisht se për të është lëshuar një urdhërarrestim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, lidhur me supozimet për krime lufte.

Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt 2022 – pritet të jetë tema kryesore e diskutimeve në mes të liderëve të të dyja vendeve.

Muajin e kaluar, Kina e ka prezantuar një plan të paqes për luftën në Ukrainë, në të cilin përmendet armëpushimi dhe bisedimet mes palëve.

Në nisje të takimit, Putin e ka mirëpritur planin e Xi-së.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata”, i ka thënë Putin presidentit kinez.

“Ne do të diskutojmë të gjitha këto çështje, përfshirë iniciativën tuaj, të cilën e trajtojmë me respekt”.

Në një artikull të publikuar më 20 mars, në gazetën ruse, Russian Gazette, Xi ka thënë se Kina ka mbetur “e paanshme” dhe “i ka promovuar vazhdimisht bisedimet për paqe”, mirëpo nuk ka përmendur diçka konkrete lidhur me planin për paqe.

Para takimit, Putin është lavdëruar për marrëdhëniet e tij me presidentin kinez, dhe ka thënë se lidhjet Moskë-Pekin nuk kanë qenë kurrë më të forta.

Putin ka ardhur në pushtet më 1999, dhe është lideri që e ka udhëhequr më së gjati Rusinë prej epokës së Josef Stalinit.

“E di se Rusia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Xi.

“Nën udhëheqësinë tuaj të fuqishme, Rusia ka përjetuar zhvillim të madh. Besoj se populli rus do të vazhdojë përkrahjen e madhe ndaj jush”, ka thënë ai, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Putin dhe Xi janë takuar rreth 40 herë, në pozita të ndryshme, përgjatë 13 vjetëve të fundit.

Putin i ka përshkruar lidhjet mes Rusisë dhe Kinës si të barabarta, duke thënë se “nuk ka lider dhe ndjekës”.

Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, është partnerja kryesore në këtë marrëdhënie.

Dhe ky status, sipas tyre, sa shkon e rritet, duke pasur parasysh dëmin që i është bërë ekonomisë ruse nën sanksionet e Perëndimit.

Kina është bërë rrugë kyçe transtiti për Rusinë për të importuar mallrat e ndaluara nga Perëndimi./ Rel

putin rusi Xi Jinping
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SHBA ashpërson tonet edhe me Beogradin, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Urdhëroni serbët të mos sfidojnë KFOR-in

23:59 / May 31, 2023

Blinken: Keqardhje që Pekini refuzoi një takim mes shefave të mbrojtjes

23:34 / May 31, 2023

Sveçla: Grupet kriminale në Zveçan janë të drejtuara nga Beogradi

23:25 / May 31, 2023

Mike Pence planifikon të hyjë në garë për Shtëpinë e Bardhë

22:58 / May 31, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Marrëveshja me Britaninë për kthimin e të burgosurve shqiptarë/ Manja: Gjykatat shqiptare do të bëjnë konvertimin e dënimit

23:07 / May 31, 2023

Ligji i ri për pronat/ Ministri Manja: Deri në dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

22:36 / May 31, 2023

Ndalimi i qeseve plastike një përdorimshe, Rama: Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin

22:04 / May 31, 2023

Rama batuta nga Bratislava: Na thanë do hyni në BE kur ishim me flokë! Ja ku jemi sot, të dy qerosë

21:47 / May 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

SHBA ashpërson tonet edhe me Beogradin, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Urdhëroni serbët të mos sfidojnë KFOR-in

23:59 / May 31, 2023

Leonard Solis: Deri në vitin ‘53 homoseksualizmi klasifikohej sëmundje! Abortet? Mjeku: Gjysma e klasës time kishte lindur gabimisht

23:44 / May 31, 2023

Blinken: Keqardhje që Pekini refuzoi një takim mes shefave të mbrojtjes

23:34 / May 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.