Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Mirlind Daku i ofendoi në stadium, Federata e Maqedonisë: Sjellje e papranueshme, të kërkojë falje publike

16:36 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1718892230 mirlinddaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për Mirlind Dakun. Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit pas ndeshjes 2-2 me Kroacinë mori megafonin dhe iu drejtua tifozave kuqezi, me thirrje nacionaliste, kjo sipas Federatës në vendin fqinj. ”Të papranueshme”, kështu i quan FFM-ja thirrjet në reagimin e Dakut, duke kërkuar një ndjesë publike.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Një sjelljee tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme. Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive.

Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze. I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar.

Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët. Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor”, thuhet në reagimin e FFM-së.

Federata e Maqedonisë Mirlind Daku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

S’ka më dilema, Vesa poston foto të ëmbla me Mirlind Dakun

18:34 / October 20, 2025

Dygolësh me emocion i Dakut në Rusi dhe mesazhi për “bacën” me plis

17:53 / August 30, 2025

Fundjavë me gola për legjionarët

16:58 / December 2, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.