Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës

11:21 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3636
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sandra dhe Jeff Mayernik jetonin në Oregon, SHBA, ku ndiheshin të rraskapitur, ndërsa luftonin për të përballuar shpenzimet e larta të jetesës, por Sandra dhe Jeff, tashmë në pension, shitën gjithçka që zotëronin përpara se të vendosnin të emigronin në nëntor 2023, shkruan Robin Cottle për britaniken ”The Mirror”.

Ata vizituan një duzinë vendesh, përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Argjentinën, por aktualisht janë vendosur në Shqipëri.

Çifti jeton në Sarandë, të cilën ”National Geographic” e ka quajtur ”Maldivet e Evropës”.

Riviera Shqiptare është vlerësuar për brigjet e shumta me rërë të bardhë, qytete antike dhe vendbanime piktoreske.

Pavarësisht peizazhit mahnitës që i rrethon dhe kostove më të ulëta të jetesës, Sandra dhe Jeff kanë identifikuar dy anë ”negative” të rrethanave të tyre të reja.

“Ke të bësh me një monedhë dhe një gjuhë tjetër”, tha Jeff për ”Business Insider”.

“Në SHBA, mund të hyja në një supermarket, të lexoja çdo etiketë dhe të dija për çfarë po paguaja. Këtu, një herë mora diçka që dukej si një pako proshutë po nuk ishte e tillë”, shtoi ai.

Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, çifti po shijon avantazhet që sjell stili i tyre i ri i jetesës.

Jeff mendon se përparësia më e madhe është ritmi më i relaksuar i jetës së përditshme, me vendasit që duken më pak të nxituar dhe të shqetësuar.

Ndërkohë, Sandra zbulon se stresi u zhduk pas largimit të tyre nga Amerika.

Përparësi të tjera për çiftin përfshijnë kursime të konsiderueshme në akomodim dhe kujdes mjekësor, së bashku me një dietë më ushqyese sesa në Shtetet e Bashkuara.

Birra mund të blihet për vetëm dy paund, çmime që janë të favorshme krahasuar me destinacionet fqinje evropiane si Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia.

çifti maldivet e evropës Mirror Shiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.