Misri është një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si gruri.
Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të zjera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar. Ja vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave.
Misri është i pasur me ushqyes
Sipas të dhënave, konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.
Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta
Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.
Misri ka më pak sheqer se molla
Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.
Ushqim për bakteret e mira
Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.
Nuk përmban gluten
Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.
Pasuri fibrash
Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.