Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mishi, sa konsumojmë dhe nga vjen? 

15:43 / June 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81DBF7F9 79F0 49C2 934D 17D61382A28B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vit shqiptarët konsumojnë rreth 191 milionë kilogram mish, të paktën referuar të dhënave të vitit të fundit, atë 2021. Në rast se do të bënim një raport mesatar të konsumit për frymë, atëherë rezulton se një shqiptar konsumon rreth 68.5 kilogramë mish në vit, 5.7 kilogramë në muaj, ose rreth 190 gramë në ditë. Krahasuar me vitin 2020 ndërkohë, konsumi i mishit është rritur mjaft lehtë, pasi asokohe bëhej fjalë për rreth 190 milionë kilogramë në total. “Scan Intel” ka përllogaritur konsumin e mishit bazuar në shifrat e importit dhe ato të prodhimit vendas, dhe duke zbritur eksportin, që gjithsesi mbetet në hshifra mjaft modeste. Por, çfarë raporti zë mishi i importuar mbi totalin? Nga kjo analizë të dhënash, kuptojmë se, 22.7% e mishit që në konsumojmë vjen nga jashtë vendit, dhe 77.3% është prodhim vendas. Shifrat tregojnë se gjatë vitit të kaluar, u importuan nga jashtë rreth 43.46 milionë kilogramë mish, ndërkohë që prodhimi vendas i mishit fiksohej pranë 148 milionë kilogramëve. Thënë më thjeshtë, nga 68.5 kilogramë mish që konsumojmë mesatarisht në vit, 15.5 kilogramë janë mish importi. Por, nga vjen ky mish i importuar? Referuar shifrave zyrtare të tregtisë së jashtme, po për vitin e fundit me të dhëna të plota në dispozicion, atë 2021, në total janë 10 shtete nga të cilat ne importojmë pjesën kryesore, mbi 90% të totalit. Në vend të parë renditet Italia, me rreth 7.5 milionë kilogramë, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, me të njëjtën sasi, Greqia, me 7.23 milionë kilogramë, dhe Brazili me 7.09 milionë kg. Të gjitha vendet e tjera të 10-tëshes zënë një peshë ndjeshëm më të ulët. Nga Kanadaja kemi importuar rreth 3 milionë kg mish, nga Gjermania 2.4 milionë, nga Holanda 1.4 milionë, Polonia 1.3 milionë, Mbretëria e Bashkuar 1 milion dhe Franca 824 mijë kilogramë. Probabiliteti që mishi që ne konsumojmë të jetë nga një prej këtyre 10 vendeve fiksohet në 20.68%. Shanset që ky mish të ketë ardhur nga Italia apo SHBA fiksohet në 3.93%, nga Greqia pranë 3.77%, dhe nga Brazili pranë 3.7%.Po ndërkohë që importi zë 22.7% të konsumit, dhe vetëm importi nga këto 10 shtete zë 20.68% të konsumit, sa janë çmimet e importit për kilogram sipas shteteve? Në analizë kemi marrë pikërisht këto 10 shtete duke qenë se zënë mbi 90% të tregut të importit të mishit. Referuar vitit 2021, rezulton se mishi më i shtrenjtë është ai që vjen nga Holanda, me 247 lekë për kilogram. Më pas ndjek mishi i importuar nga Brazili me 215 lekë për kilogram, dhe ai nga Franca me 171 lekë për kilogram. Nga krahu i kundërt i tabelës kemi mishin e importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vetëm 94 lekë për kilogram dhe atë të importuar nga Greqia, me 93 lekë për kilogram. Kjo diferencë në çmim mund të shpjegohet edhe me tipologjinë e ndryshme të llojit të mishit që importohet nga secili shtet. Por ndërkohë, këtë vit çmimet kanë ndryshuar dhe analizën do ta zhvendosim për muajin e fundit me të dhëna zyrtare për këtë vit, muajin maj. Holanda vijon të jetë në vend të parë, por me një çmim për kilogram gati 2 herë më të lartë, pranë 546 lekëve, ndjekur nga Franca me 263 lekë dhe Brazili me 251 lekë. Kanadaja me vetëm 107 lekë për kg dhe Polonia me 99.6

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.