Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Miss World 2026/ Gara e bukurisë, ja për cilin vend shkon kurora prestigjoze

15:40 / September 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kurora e Miss World 2026 shkon për Republikën Dominikane. Joheirry Mola është shpallur fituese e konkursit prestigjioz ndërkombëtar të bukurisë, pas një gare ku morën pjesë përfaqësuese nga më shumë se 100 vende të botës. Për Republikën Dominikane, kjo është një fitore historike, pasi kurora rikthehet në vend pas 44 vitesh.

24-vjeçarja arriti të bindë jurinë me paraqitjen e saj, elegancën dhe angazhimin në çështje sociale, duke u renditur në krye të një gare ku morën pjesë konkurrente nga më shumë se 100 vende.

Mola nuk është vetëm modele. Ajo është gjithashtu mësuese dhe korrespondente televizive, ndërsa një pjesë të rëndësishme të angazhimit të saj ia ka kushtuar edukimit të fëmijëve dhe të rinjve në komunitetet.

Në momentin e shpalljes së emrit të saj, Mola mori kurorën mes duartrokitjeve dhe emocioneve, duke e kthyer vëmendjen ndërkombëtare te Republika Dominikane.

Në vendin e dytë u rendit përfaqësuesja e Spanjës, Elisabeth Reynés, ndërsa vendi i tretë shkoi për Taanusiya Chetty të Malajzisë.

Fitorja ka një rëndësi të veçantë për Republikën Dominikane, pasi kjo është vetëm hera e dytë që vendi fiton titullin Miss World.

Kurora e parë ishte fituar në vitin 1982 nga Mariasela Álvarez. Pas më shumë se katër dekadash, Joheirry Mola shkruan kështu një tjetër kapitull në historinë e vendit të saj në një prej konkurseve më të mëdha ndërkombëtare të bukurisë.

2026 fituese joheirry mola miss world republika dominikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026

E papritur/ Influencerja shqiprare ndahet nga bashkëshorti? Hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale

16:00 / September 6, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

14:41 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.