Paraja është sot gjëja më e rëndësishme në botë dhe gjithë kohën është e mbështjellë nga një mister , i cili e ka shoqëruar gjithmonë. Ajo ka ndryshuar formë por vlera dhe ndikimi i saj në jetët tona ka qenë i njëjtë dhe jo në të gjitha rastet për mirë.
Në fillim kur njerëzit jetonin në fise ishte shumë e thjeshtë pasi këmbimi bëhej mall me mall. Duke u zhvilluar njerëzit filluan të dilnin nga fisi dhe tashmë duhej që të kishte vlerë në këmbim të asaj që do blihej apo shitej. Për këtë u krijuan monedhat gati 2500 vjet me parë. Fillimisht paraja nuk lindi nga shteti por nga nevoja e tregjeve për tu zhvilluar dhe monedhat u përdorën për të shkëmbyer mallrat. Por mbretërit e kuptuan shpejt pushtetin e monedhave dhe filluan ti prodhonin ata, duke e lidhur fort pushtetin me paranë dhe duke e centralizuar atë. Por shpejt ato filluan të zhvlerësohen për shkak se mbretërinë nuk i prodhimin me në ar dhe argjend, por në metale pa vlerë.

Në kushte të tilla tregtarët gjetën një forme tjetër dhe ishte e bazuar fillimisht në premtimin e dikujt për të paguar. Në shekullin e 14 familja Medici në Firenze ishte e para që krijoi vlerën e parasë letër dhe makinën e parë të prodhimit parasë. Pas kësaj ata bënë familja më me ndikim në Itali, por jo vetëm duke arritur deri aty se të zgjidhnin dhe disa papë. Ndikimi i tyre ishte i shtrirë në të gjithë europën vetëm falë parasë. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendet e tjera europiane duke krijuar edhe bankat e para. Më pas këto banka dhe familjet e pasura filluan ti jepnin borxhe mbretërve për shkak të financimit të luftërave. Në këtë mënyrë lindi edhe borxhi i shteteve.

Paraja letër erdhi në formën që në e njohim si krijim i tregtarëve dhe nënpushtetin e shtetit dhe bankave. Të vetmit që e prodhojnë janë qeveritë, ndërsa bankat menaxhojnë të gjithë veprimtarinë duke filluar nga pagat, blerjet, shitjet dhe borxhet qoftë të qeverive apo individëve. Në këmbim të çdo veprimi bankar si qeveritë ashtu edhe individet duhet ti paguajnë bankave intersin apo komisione. Ky lloj sistemi na çoi në disa kriza ekonomike , me e afërta ajo e 2008 ku disa banka mjaft të rëndësishme në botë falimentuan , sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtij vendi iu desh të ndërhyje duke prodhuar para për ti injektuar në ekonomi.

Por cili ishte thelbi i kësaj krize ? Sot paratë e te gjithëve ndodhen në llogaritë bankare duke shfaqur në telefona apo bankomate vlerën që ndodhet në të. Por ato janë thjesht numra pasi bankat i transferojnë duke ia dhënë dikujt tjetër në formën e kredisë, për të bërë më shumë para . E gjithë kjo sipërmarrje është e bazuar vetëm mbi premtimin e dikujt se do ti kthente paratë pasi kishte plan biznesi apo një punë që i sigurt të ardhura të mjaftueshëm për të paguar detyrimet. Por biznesi falimentoi dhe solli një reaksion zinxhir duke humbur miliona vende pune dhe rrjedhimisht pamundësi për të paguar bankat.

E sollëm këtë evolim të parasë për të kuptuar se kush e ka pushtetin mbi të dhe si mbërritëm në këtë sistem që kemi sot, i cili është kontrolluar dhe centralizuar dhe gabimet nga ky sistem janë të shpeshta.

Por diçka do të ndryshonte pas krizës së vitit 2008. Në gusht të atij viti do të krijohej në internet domeini “bitcoin.org”. Ne janar të 2009 Satoshi Nakamoto të cilit nuk i dihet identiteti i vërtetë do të lëshonte në internet softuerit e monedhës së parë digjitale bitcoinit. Programi ishte i hapur për të gjithë dhe secili mund ta aksesonte duk krijuar një portofol dhe pajisesh me një numër identifikimi. Askush nuk ka monopolin mbi të madje as Satoshi Nakamoto.

Kjo pavarësi sigurohet nga rrjeti “peer to peer” ose nga një pikë në një pikë dhe kjo funksionon brenda asaj që quhet “blockchani” që në shqip mund të përkthehet si një libër ku regjistrohen të gjitha transaksionet e bitcoinit.

Eskperti Dorian Kane: Janë të prodhuara nga një kompani ose nga një person me një emër. Benefitet janë se janë shumë private dhe nuk duhet ndërmjetës apo një bankë. Kjo kontrollohet nga ata që e kanë. Si në prodhimin e saj si në ato që kanë. Janë persona ndërmjetës që verifikojnë transaksionet nga personi A tek personi B. Ky ndërmjetës merr shpërblim një shumë që varet nga transaksioni. Në masa tani janë disa exchange por këmbejnë vetëm dollar dhe euro me kriptovaluta.

“Në 2009-2010 ishte nevoja për ta bërë. Nevojiten kompjutera me procesim shumë të lartë. Si shpërblim merr një sasi të konsiderueshme bitcoin. Shpërblehesh direkt nga rrjeti i Bitcoin.”
“Nuk mund të ndalohet dhe nëse shtete duan ta ndalojnë, mjafton dy persona që ta kenë databsen në kompjuterin e tyre dhe e verifikojnë”

Kjo lloj teknologji nuk ka një kompjuter qendror dhe të gjitha njësitë janë të lidhur më njëri-tjetrin falë kësaj teknologjie. Në këtë mënyrë shmanget edhe piratimi i pasi është i pamundur që një numër kaq i madh kompjuterash të korruptohet.”

Pasi ke krijuar një portofol ti mund të fillosh të blesh bitcoin me para përdoruesve të tjerë të kësaj monedhe, të cilët janë të gatshëm ta shesin atë. Kjo është një nga mënyrat nga të cilat ti mund të bëhesh pronarë i kriptovalutës. E para është duke investuar paratë e tua aty duke ia blerë atij që e shet në baze të çmimit të kriptovalutës.

Mënyra tjetër nga e cila ti mund të bëhesh pronarë i monedhës digjitale bitcoin është duke punuar për ta fituar atë. E thënë ndryshe duke zgjidhur algoritme matematikore të cilët përkthen në bitcoin për atë që i zgjidh. Shpërblimi vjen nga vetë sistemi në bazë të zgjidhjeve që ti bën. Por për ta bërë këtë duhen kompjutera specifik me karta grafike të mëdha dhe pajisje të tjera të cilat kushtojnë mijëra euro. Këta kompjutera duhet të jenë në punë 24 orë dhe nuk duhet të shkëputen nga rrjeti. Sa më shumë algoritme të zgjidhin aq më shumë bitcoin fiton. Tregu i kriptovalutave është e vështirë për tu llogaritur por monedha me e njohur bitcoin ka një vlere përdorimi miliarda dollarë. Kjo monedhe prodhohet në bazë të një algoritmi dhe limiti është 21 milion , deri tani janë prodhuar rreth 19 milion. Aktualisht sot në botë prodhohen 900 bitcoin në ditë dhe shifra do të vijë duke u ulur deri në 450, pasi llogaritja është bërë e tillë nga sistemit. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë kur nuk do të mund të prodhohet , por deri atëherë do të duhen edhe disa dekada.

Paraja dixhitale tashmë është realitet i pakthyeshëm aq sa specialistët e fushës shprehin sigurinë që ajo nuk mund të ndalohet.

Por përse njerëzit vendosin ta përdorin kaq shumë dhe cilat janë të mirat e saj ?

Sipas ekspertëve sistemi financiar që ne kemi sot nuk do të ekzistojë pasi monedha digjitale nuk ka nevojë për ndërmjetës , pra bankën. Cilido mund të kryej vetë transaksionet financiare me një kosto shumë më të ulët.

Ku është Shqipëria në këtë treg i cili ka pushtuar të gjitha vendet. Është fakt që në vendit tonë përveçse persona të ndryshëm kanë blerë bitcoin, por më në mode prej 5 vitesh në vendin tonë është prodhimi i kësaj monedhe.

Këto janë disa pamje të kompjuterave që prodhojnë bitcoin dhe ndodhen në Shqipëri. Janë teknologjia me lartë dhe një njësi kushton rreth 18 mije euro. Një kompjuter i tillë prodhon 300-400 dollarë në ditë dhe konsiderohen si një investim i cili është mjaft I vlefshëm për atë që bën. Ky është një investim i cili mund të kruhet nga persona të cilët kanë të ardhura, ndërsa ka dhe kompjutera të tjerë të cilët prodhojnë deri në 1,5 dollar në ditë por që nuk janë të vlefshëm.

Është e pamundur që të llogarisësh së sa kompjuetera prodhojnë monedha digjitale në Shqipëri . Megjithatë flitet që vendin tonë janë rreth 40 mijë njësi që merren me prodhimin e kriptovalutave.
Eskperti Gent Progni: Shkojnë nga 300 në 18 mijë euro. Kjo prodhon 300-400 dollarë në ditë. Sipas investimit që bën ke edhe eficencë më të madhe. Ka rreth 40 mijë pajisje që ekzistojnë janë rreth 10% me vlerë të madhe. Ka diku 6 muaj që qeveritarë t ndryshëm bëhen miniera. Hotspote më të mëdha janë në aksin Tiranë – Durrës. Me logjikë minierën e hap diku ku ka zhvillim se ka harxhim të madh energjie. Në zona industriale dhe do shumë kohë të duket harxhimi i energjisë. Nuk është se bie në sy në fabrikat e mëdha. Nuk është e jashtëligjshme të prodhosh. Por mënyra si prodhohet dhe mënyra se si vijnë pajisjet. Se nuk shkel asnjë ligj. Por mënyra. Se si e provoi policia si tek vrasja që ndodhi tek 5 maj. Ata po bënin teste dhe ishin një gjë amatore.”

Ashtu si çdo gjë tjetër në Shqipëri edhe në prodhimin e bitcoin po uzurpohet nga njerëz më pushtet dhe të lidhur më politikën. Ndërsa zona kryesore ku prodhejn keto moedh është aksin Tiranë-Durrës për këto arsye.

Thuajse në të gjithë botën ky është një treg i parregulluar. Askush nuk ka asnjë pengese ligjore që të kryeje tranaskisone mes individëve me monedhe vrituale apo ta prodhojë atë. Megjithatë persona të cilët merren duke e prodhuar apo edhe kryer transaksione duke e shitur apo blerë janë të mbuluar nga një lloj misteri, sikur kjo gjë është e ndaluar. Sipas ekspertëve kjo ndodh për dy arsye,. E para është se pjesa më e madhe e këtyre kompjuterave hyjnë në mënyrë ilegale në vend, pa doganë dhe e dyta është se këto makineri kërkojnë shumë energji që të punojnë dhe në shumicën e rasteve energjia vidhet.

Qeveritë të cilat kanë vendosur të rregullojnë numërohen me gishtat e dorës. Shtetet për momentin po hezitojnë që të ndërhyjnë. Por kjo nuk mund të thuhet për Shqipërinë e cila në mesin e vitit 2020 miratoi një ligj për të rregulluar tregun e kriptovalutave.

Besmir Semanaj: Nuk e kuptoj ngutjen e Shqipërisë .

Por kur ka kaluar një vit nga miratimi i ligjit aktet nënligjore ende nuk janë miratuar dhe ligji për momentin është i paaplikueshëm. Ekspertët kanë disa pikëpyetje se si do të behet kontrolli dhe a mund ta bëjë këtë një vend si Shqipëri më këtë lloj zhvillimi dhe modeli ekonomik që ka.

Debati sot mbi vlerën e kriptovalutave është mjaft i madh. Ekonomistët dhe financierët tradicionale kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e kriptovalutës. Kryesorja është luhatja dhe ndikimi i madh i personazheve të ndryshëm në botë, duke bërë që persona të ndryshëm të humbin paratë e investuara aty. Por për ekspertë të tjerë ky është një treg i vetë rregulluar dhe askush nuk mund të ndërhyje pasi i tillë është sistemi.

Gent Beqiri: Ka luhatje për të gjitha spekulimet e ndodhura. Nuk ështyë sejanë të pranuara për tu këmbyer. Mund të përdoren edhe për pastrim parash.

Dorian Kane: Tek luhatjet ka shumë fitime. Në SHBA ka më stabilitet. Ndërsa në tregun virtual ke lëvizje 50% brenda ditës.

Fation Ceka: Është paraja e internetit. Po sjellin revolucion të parave. Duke qenë se bota është e ndërlidhur dhe bitcoin tërheq cdo informacion. Janë një pasqyrë e lëvizjeve që ndodhin në botë. Cdo lajm pozitiv apo negativ pasqyrohet direkt në luhatje. Nuk mund të vendosësh rregullator se atraktiviteti aty është.

Dorian Kane: Një sasi që futet e rrit çmimin. Nuk e përdorin si strategji investimi por si bixhoz për të filluar lek të shpejtë.

Për ekspertët është gabuar që njerëzit ta shohin bitcoinin apo çdo kriptovalutë si diçka për tu pasuruar sa më shpejt. Ata që e përdorin si valutë rrezikojnë të humbin . Ndërsa investitorët e mëdhenj e mbajnë si vlerë investimi, duke qenë se është malli më me vlerë në 10 vitet e fundit.

Një tjetër pikë ku ka debat të madh është përdorimi i këtyre monedhave për pastrimin e parave nga organizatat kriminale apo personazhe të botës së nëndheshme. Por kjo nuk mund të shihet si një pengesë për paranë digjitale dhe bitcoinin në veçanti për shkak se është monedha më e famshme.

Por pyetja për situatën ku ndodhet Shqipëria më një ligj të miratuar të pa aplikueshëm dhe me një treg thuajse i gjithi informal, të gjithë prodhojnë fshehurazi bitcoi, a mund ta legalizojë atë ? Në botë ka kompani të licensuara të cilat dhe nuk fshihen por a është gati Shqipëria ta bëj një gjë të tillë që të paktën prodhimi i monedhës virtuale të jetë rregulluar dhe ekonomia të mund të përfitojë.
Fation Ceka: Të rinjtë që nuk kanë informacion futen me kursimet e tyre dhe blejnë. Se shikojnë se bëhet lek. Është shumë normale që të tërheq.

Besmir Semanaj: Fillimet i ka në Dark Web. Pastaj doli në përdorim për qytetarët.

Progni: Cdo gjë përdoret nga Bandat. Por kjo nuk do thotë që duhet të tërhiqen numrat e telefonit. Por kjo nuk është e keqe se e përdorin keq disa individë.

Fation Ceka: Cdo gjë ekziston sa ka interes. Nëse ka alternativa të mira interesi mund të rritet. Por që është sjellë revolucion është sjellë.

Kriptovalutat kanë duket se kanë ndryshuar mënyrën e përdorimit të parasë siç e njohim ne sot , pasi edhe vetë qeveritë më forta në botë janë duke diskutuar prodhimin e monedhave vrituale qeveritare. Por për një pjesë të ekspertëve kur kjo të behet realitet bitcoini dhe çdo kriptomonedhë tjetër e prodhuar deri tani do të ridimensionohet.

Monedhat digjitale sot në Shqipëri janë realitet shumica e tyre prodhohen këtu. Duke qenë se është një realitet i cili nuk mund të ndalohet dhe nuk mund të kthehet pas Shqipëria duhet të ketë një strategji se si duhet rregulluar të paktën industria e prodhimit për ta kthyer atë në një të mirë për shoqërinë dhe kryesisht të rinjtë të cilët merren më këtë. Ndërsa përdorimi i saj në ekonomi do të dojë edhe disa kohë pavarësisht se Shqipëria është ndër vendet e para në europë që miratoi një ligj për kriptovalutat. /abcnews.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here