Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Misteri i krimit, Ilaria donte ndarjen. I dashuri e vrau

14:23 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 02 141636
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia është tronditur nga krimi makabër. Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, u gjend e vdekur brenda një valixheje të hedhur në një zonë pyjore jashtë qytetit të Romës.

Nga denoncimi i bërë nga shoqet me të cilat Ilaria ndante apartamentin ku jetonte në Romë, 22-vjeçarja u largua mbrëmjen e 25 marsit nga shtëpia pa i treguar askujt, një gjë që sipas dëshmive, e kishte bërë dhe herë të tjera. Pasi nuk morën më asnjë mesazh nga studentja shqiptare, mikeshat e saj denoncuan në polici, që menjëherë nisi kërkimet, teksa mëngjesin e së mërkurës gjetën trupin e Ilarias.

Dyshimet e para çuan policinë te i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një student 23-vjeçar me origjinë nga Filipinet. Pas marrjes në pyetje, ai pranoi krimin, duke thënë se Ilaria kishte shkuar në shtëpinë e tij pasi ishte larguar nga apartamenti ku qëndronte me shoqet. Ajo i kishte bërë me dije se donte t’i jepte fund lidhjes së tyre dhe në inat e sipër, ai e kishte goditur disa herë me thikë, duke i marrë jetën.

Pas kësaj, ai kishte futur trupin e saj në valixhe dhe me makinën e tij ishte drejtuar për në zonën pyjore, jashtë Romës dhe aty e kishte hedhur. Zbulimi makabër u bë nga disa persona që frekuentojnë zonën pyjore të Polit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

“E qëllova me thikë dhe më pas trupin e saj e futa brenda një valixheje. Mora makinën time dhe u drejtova drejt zonës së Polit, aty ku e hodha valixhen në një shkëmb. U pendova. Kërkoj falje”, u shpreh Samson gjatë dëshmisë së tij.

Ilaria Sula Itali krim Mark Samson
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.