Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Misteri që fshihet pas vetëvrasjes së 6 oligarkëve rusë

15:35 / April 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BD24F438 EA86 4BC8 918D FEFA5F061021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë biznesmenë rusë janë vetëvrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Katër miliarderë dhe dy drejtues të gjigantit shtetëror të gazit dhe naftës Gazprom kanë vdekur që kur trupat ruse filluan të përgatiteshin për të pushtuar fqinjin e tyre në fund të janarit, sipas Daily Mail.

Biznesmenët janë Mikhail Watford, një manjat i  lindur në Ukrainë,  u tha miqve se kishte frikë pasi ishte përfshirë në listën e zezë të Putinit për vite me radhë. 66-vjeçari u gjet i varur në rezidencën e tij prej 18 milionë funtesh në Surrey muajin e kaluar në atë që autoritetet thanë se ishte një vdekje e ‘pashpjegueshme’.

Tre ditë më vonë Mikhail Watford u gjet i vdekur  dhe tre javë pas kësaj, manjati i furnizimeve mjekësore Vasily Melnikov u gjet i vdekur së bashku me gruan dhe fëmijët e tij. Pronari i MedCom, 43 vjeç, mendohet se ka vrarë gruan e tij, 41 vjeç dhe dy fëmijët e moshës 10-të dhe 4 vjeç përpara se të vriste veten.

Më 18 prill, nënkryetari i Gazprombank Vladislav Avayev u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në apartamentin e tyre në Moskë. Ai besohet se qëlloi dhe vrau familjen e tij përpara se të vriste veten. Sipas raporteve, ai kishte torturuar gruan e tij për orë të tëra.

Por ish-kolegu i Avayev, Igor Volobuev tha se skena e vetëvrasjes  ishte e inskenuar. Gjithashtu, miliarderi Sergey Protosenya u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Spanjë me gruan dhe vajzën e tij, të vrarë me sëpatë.

Sipas autoriteteve spanjolle, Protosenya, 55 vjeç, e ekzekutoi çiftin përpara se të vriste veten, ndërsa familja po festonte Pashkët në Costa Brava gjatë javës së kaluar. Por djali i Protosenya, Fedor, 22 vjeç, tha se babai i tij nuk do bëntë kurrë diçka të tillë.

Protosenya nuk la një letër vetëvrasjeje dhe nuk u gjetën gjurmë gishtash në armët që u përdorën një sëpatë dhe një thikë.

Në trupin e tij nuk kishte njolla gjaku.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.