Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51787236955 arsenalarmesh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një arsenal i madh armësh është zbuluar nga Policia e Kosovës gjatë operacioneve të zhvilluara në veri të vendit. Bëhet fjalë për 72 armë, mes tyre 2 mitralozë, 11 automatikë AK-47, 27 pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 7 granata dore, mijëra fishekë, mjete shpërthyese dhe piroteknike, si edhe uniforma ushtarake serbe. Armatimi u ekspozua këtë të enjte në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se autoritetet ranë në gjurmë të arsenalit gjatë operacioneve në disa lokacione në veri dhe se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat që e posedonin dhe qëllimin për të cilin ishte fshehur.

Sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, armatimi u gjet në fshatrat përreth Kalludrës, në Zubin Potok, një zonë që ka qenë në qendër të vëmendjes edhe javët e fundit. Ai kujtoi se pikërisht aty janë zbuluar tri varreza masive, ku janë gjetur mbetje mortore të 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Ky arsenal armësh, municioni e pajisjesh është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, një zonë tashmë e njohur për të gjithë ne. Pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive, në të cilat janë gjetur mbetje mortore të 23 personave”, ka deklaruar Sveçla.

Sveçla tha se zbulimi i arsenalit është rezultat i hetimeve dhe i operacioneve të zhvilluara pas shtrirjes së kontrollit të institucioneve të Kosovës në veri. Sipas tij, gjetja e armëve dhe e varrezave masive tregon se kjo zonë nuk ishte përdorur vetëm për veprimtari të armatosura, por edhe për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës.

Për këtë arsye ai përsëriti thirrjet  ndaj ndërkombëtareve që të rrisini presionin ndaj Serbisë që të dorëzojë kriminelët e luftës dhe të japë informacionet për vrasjet e kryera prej saj. 

image 28
image 29

automatike kosoves mitraloze Policia xhelal svecla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.