Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mitsotakis mbështet Vuçiç: Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ndryshon!

21:05 / February 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mico vucic 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha të hënën në Beograd se qëndrimi i Greqisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, ndërsa mënyra më e mirë për të siguruar qëndrueshmërinë në rajon është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin diskutoi bashkëpunimin në sektorin e energjisë ndërmjet Beogradit dhe Athinës.

Greqia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por i ka pranuar herët pasaportat e saj dhe ka lejuar hapjen e një zyre tregtare të Kosovës në Athinë.

“Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar dhe ne vazhdojmë të besojmë se rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është përmes ndërmjetësimit dhe dialogut evropian, që do të kontribuonte shumë në qëndrueshmërinë e rajonit, një qëllim që ne të gjithë e synojmë. Ne i kemi vëzhguar dhe ndjekur nga afër zhvillimet e muajve të fundit dhe zoti Vuçiç po kërkon qëndrueshmëri”, tha kryeministri grek.

Ai i shprehu mbështetjen anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është qëllim strategjik i bllokut.

Presidenti serb tha se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë dhe përshpejtojë rrugën evropiane dhe pret shenja të qarta nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e saj në këtë rrugë.

Por ndonëse pohon një synim të tillë, Serbia ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Integrimi i Serbisë sikurse edhe i Kosovës në Bashkimin Evropian kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Një vit më parë palët u pajtuan për një marrëveshje që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja u mirëprit nga diplomacia perëndimore dhe pati një shkallë optimizmi se zbatimi i saj do të fillojë menjëherë. Por, kjo nuk ndodhi dhe palët kaluan periudha tensionesh të larta.

Vjeshtën e kaluar Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton më shumë autonomi për këtë komunitet, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës.

Në dhjetor Serbia, përmes një dokumenti tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon një njohjen e Kosovës, ndërsa Prishtina ende nuk ka filluar punën për asociacionin.

Bashkimi Evropian përsëriti disa herë se marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për palët.

mbeshtet mitsotakis Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.