Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mitsotakis me Erdogan: S’biem dakord për Qipron, dialogu të nisë nga ku u la në 2017

18:24 / December 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 0c7b5007135057d2d07e22f538001dd4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti sot në një takim në Athinë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit që patën në pallatin Maximos në prani të delegacioneve të vogla të ministrave grekë dhe turq, Mitsokakis iu referua krizave të tilla si pandemia trevjeçare, një luftë në zemër të Evropës që shkaktoi një krizë energjetike dhe katastrofa të mëdha energjetike, çka sollën edhe luhatje në marrëdhënieve mes dy vendeve.

Mitsotakis u shpreh se Greqia vijon të mos jetë dakord për çështjen e Qipros, ndërsa theksoi se për grekët nuk ka zgjidhje përtej asaj të Kombeve të Bashkuara dhe dialogu duhet të fillojë nga aty ku u ndal në 2017

“Greqia dhe Turqia duhet të kërkojnë zgjidhje dhe nëse nuk kapërcehen ato nuk duhet të gjenerojnë automatikisht tensione dhe kriza. 

Në këtë drejtim, në Vilnius, ne ramë dakord të marrim fillin e bashkëpunimit. Udhërrëfyesi që miratuam përfshinte 3 nivele duke përfshirë dialogun politik dhe masat e ndërtimit të besimit. Përveç kësaj, Greqia kërkoi dhe siguroi miratimin e BE-së për të aktivizuar mundësinë që turqit dhe familjet e tyre të vizitojnë 10 ishujt tanë gjatë gjithë vitit që ose kanë struktura refugjatësh ose kanë lidhje detare me Turqinë. 

Ne nuk jemi dakord për çështjen e Qipros, për ne si Greqi nuk ka zgjidhje përtej asaj të Kombeve të Bashkuara dhe dialogu duhet të fillojë nga aty ku u ndal në 2017. 100 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës u nënshkrua një deklaratë e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, një marrëdhënie e parashikuar nga Konstantinos Mitsotakis kur mori Çmimin e Madh të Ipectsi në 1997.

Deklarata që e kemi nënshkruar me respekt absolut për të drejtat që rrjedhin nga sovraniteti i çdo vendi. Hapi tjetër mund të jetë afrimi për shelfin kontinental dhe demarkacionin e ZEE”,  tha Mistotakis.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.