Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mitsotakis rrit pagën minimale në Greqi

21:17 / March 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitsotakiss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë se paga minimale në Greqi do të rritet nga 830 euro në 880 euro (740 € neto), me synimin që deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar, paga minimale të arrijë në 950 euro.

Ai theksoi se rënia e papunësisë është rezultat i politikave për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Fitimi vjetor neto për punëtorët tani do të jetë i barabartë me pothuajse një pagë shtesë mujore krahasuar me vitin e kaluar,” tha Mitsotakis.

Kjo shënon rritjen e pestë të pagës minimale që nga viti 2019 dhe pritet të prekë rreth 600,000 punëtorë.

Rritja kumulative gjatë gjashtë viteve tani është 35.4%, gati dyfishi i normës totale të inflacionit për të njëjtën periudhë, e cila u regjistrua në 18.1%.

Nga rritja përfitojnë gjithashtu emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi në mënyrë të rregullt.

Mediat greke raportojnë se po ashtu, është rritur edhe asistenca sociale për ata që janë të papunë, e cila tani do të arrijë 540 euro.

Paga për punonjësit e martuar, me tre vjet përvojë pune, do të jetë 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të fitojnë 39.4 euro në ditë.

Këto ndryshime të pagave në Greqi do të hyjnë në fuqi më 1 Prill.

Emigrantet Greqi minimale mitsotakis Paga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.