Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mitsotakis shpall masat e reja për mbrojtjen e Greqisë: 18 avionë…15 mije burra e gra në ushtri

19:33 / September 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kyriakos Mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Selaniku,kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që sivjet zhvillohet në kushte të reja për shkak të pandemisë,  ka shpallur masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit, në një periudhe kur tensioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.

Kështu ai ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të nënshkruaje me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luftarake Rafale , 4 fregata të reja franceze dhe  rinovimin e 4 të tjerave .

Gjithashtu ai ka theksuar se do të rinovohet arsenali i tre trupave ushtarake, këmbësorisë, marinës detare, forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15000 burra dhe gra .

Ndërkohë do të restaurohet industria e armëve, repartet që janë të specializuara me mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve. Ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve te reja dixhitale dhe hibride në ushtri, me synim pajisjen e saj me sistemet me moderne.

Kryeministri grek ka  akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe. “Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu i sfidave mund të bëhet prologu I diskutimeve”, ka thënë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.