Vaj ulliri me mjaltë: 3 lugë gjellë me vaj ulliri + 1 lugë gjelle me mjaltë
Kjo pastë e përfituar aplikohet në flokët të thatë, mbasi i kemi ndarë ato në seksione të ndryshme. Pas aplikimit të maskës, flokët mbështillen me një qese dhe më pas me një peshqir. Maska për flokët duhet mbajtur 30-90 minuta. Nëse ju keni flokët të thatë, kjo maskë rekomandohet të praktikohet dy herë në javë, ndërkohë që flokët e yndyrshëm e kanë të mjaftueshme një herë më pak.
Vaj ulliri me banane: 3 lugë gjellë vaj ulliri +1 banane
Prezenca e kaliumit në banane, ndihmon në parandalimin e rënies së flokut, Një banane e shtypur ( pa lëkurë) dhe një lugë gjellë vaj ulliri janë përbërësit e kësaj maske. Pasta e përfituar shpërndahet në flokët e thatë mbasi i kemi ndarë në seksione të ndryshme flokët. Koha e mbajtjes së maskës vlen si në rastin e parë, nga 30-90 minuta.
Vaj ulliri me kos dhe vezë: 3 lugë gjellë vaj ulliri+ 1 lugë kos+ vezë
Maska e tretë që ka gjithashtu si përbërës kryesor vajin e ullirit, ndryshon përbërjen vetëm te sasia e vezëve. Personat me flokë të thatë duhet të vendosin 2 të verdha veze, personat me flokë të yndyrshëm duhet të vendosin dy të bardha veze, ndërkohë që personat me flokë normal duhet të vendosin një vezë të plotë. Aplikimi kryhet si në maskat e tjera, në flokë të thatë dhe mbasi jemi kujdesur që flokët t’i ndajmë në seksione të ndryshme. Maska me vaj ulliri, kos dhe vezë mbahet nga 30-90 minuta, duke u kujdesur që të mbështjellim flokët me një qese dhe me pas me peshqir. Paçi flokë sa më të shëndetshëm!