Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjekët apel qytetarëve: IA nuk zëvendëson mjekun, konsultim me profesionistët e shëndetit

11:14 / November 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3241
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si qytetarët po informoheni për shëndetin, por mjekë apelojnë të kenë kujdes sepse IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi një video në një postim në rrjetet sociale, ku mjekët këshillojnë përdorim të burimeve  të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.

Dr. Dritan Ylli, mjek në Institutin e Shëndetit Publik tha se “kohët e fundit ka një rritje të përdorimit të Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Megjithatë duhet të kemi parasysh që përdorimi i saj nga ana e pacientëve, për këshilla, diagnozë, apo edhe për zgjidhje të problemeve mjekësore, duhet shoqëruar edhe me rrisqet që ka përdorimi IA. Por kujdes mos rrini vetëm tek ai informacion që morët, është e nevojshme gjithmonë këshilla nga një mjek”.

E dyta, theksoi Ylli, ka të bëjë me formulimin e pyetjeve, mënyra si e formulon një pyetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara.

“Çdo gjë ka të bëjë me kontekstin dhe konteksti ka të bëjë me elemente të rëndësishëm si për shembull mosha e personit në fjalë, me prakticitetin e çështjes, mbi kostot etj”, tha Ylli.

Së fundmi, shtoi Ylli, është gjithmonë e rëndësishme të kemi parasysh se Inteligjenca Artificiale ende është një produkt në përsosje e sipër.

“Është gjithmonë e nevojshme të kemi besim te mjeku, empatia profesionale, njohuritë, përvoja duket se ende janë të pazëvendësueshme, pavarësisht nga artikujt, nga kërkimi shkencor vijon të na informojë në këtë fushë”, tha Ylli.

Dr.Danjela Teferiçi, kardiologe në QSUT u shporeh se “IA nuk mund të zëvendësojë kurrë doktorin, është doktori i cili trajton pacientin në mënyrë specifike. Nuk mund të justifikojë një infarkt akut miokardi që është një urgjencë madhore dhe mund të keqdiagnostikohet si një pneumoni për shembull, apo si një dhimbje stomaku dhe personi vazhdon të rrijë në shtëpi duke pritur që IA t’i gjejë sëmundjen dhe trajtimin”.

Ndërsa Dr.Lidra Zikaj, mjeke në Poliklinikën nr.3. Tiranë u shpreh se “prindërit nuk duhet të mjaftohen me informacionin që jep interneti apo Chat GPT, por duhet t’i drejtohen pediatrit”.

“Mos merrni barna dhe terapi, mos merrni trajtime, nëpërmjet internetit,  ato duhet t’i konsultoni nëpërmjet mjekut të familjes dhe mjekut specialist. Kujdesi i vërtetë dhe ai personal fillon tek vizita e mjekut”, tha Zikaj.

Ajo i këshillon qytetarët të informohen, por mos të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Ai mjekët qytetarëve thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.