Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mjekët e Kosovës nuk zbatojnë rekomandimet e OBSH, u japin pacientëve Remdesivir

23:12 / December 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
desevir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muajin e shkuar OBSH rekomandoi që nga lista e ilaçeve anti virale për trajtimin e pacientëve me covid 19, të hiqet Remdesiviri. Por, pavarësisht këtij paralajmërimi, mjekët në Kosovë vazhdojnë ta rekomandojnë atë. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se nuk është ndaluar përdorimi i  Remdesivirit, pasi kjo është lënë në dorë të mjekëve.

 “…por ne po themi prapë që fjalën përfundimtare apo verdiktin final nëse një medikament i caktuar përdoret ose jo kundër sëmundjes, siç është COVID, e thonë punëtorët shëndetësor…. janë klinicistët ata që merren drejtpërdrejt me trajtimin e COVID-it dhe që sugjerojnë nëse një ilaç duhet të përdoret ose jo”, tha Hoti.

Drejtoresha e klinikës infektive, Lindita Ajazaj Berisha thotë se Remdesiviri në klinikë vazhdon të përdoret dhe se ka konsultime edhe me vendet e tjera për të.

Ajazaj-Berisha: Ne ende në klinikë tonë kemi vazhduar me dhënien e Remdesivirit

 “…Dhe meqenëse kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk ka shumë njohuri dhe hulumtime të kësaj sëmundje, jemi konsultuar me shumë shtete të ndryshme, me protokolle të atyre shteteve dhe në disa shtete ende aplikohet…

Shoqatat që mbrojnë pacientët kërkojnë që të zbatohet rekomandimi i OBSh dhe Remdesiviri të mos përdoret më. Sipas tyre, mjekët në Kosovë nuk munden të vënë në pikëpyetje rekomandimet e OBSH. E ndërsa mjekët vazhdojnë ta rekomandojnë Remdesivirin, që mbetet pjesë e protokollit të barnave për trajtimin e koronavirusit, qytetarët në Kosovë duhet ta sigurojnë vetë pasi ka pasur mungesë në institucione dhe kostoja për blerjen e tij është e lartë.

kosoves mjeket obsh rekomandimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.