Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjekët e Spitalit të Traumës kryejnë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar

10:25 / December 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5358
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi i mjekëve në repartin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme te një pacient 23 vjeçar, pas një aksidenti automobilistik.

Përmes një postimi një postimi në rrjetet sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nënvizoi se falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor, u shmangën komplikacionet te pacienti që kishte pësuar një aksident automobilistik.

Pacienti paraqiti një luksacion posterior sternoklavikular sinister, një dëmtim i rrallë dhe kompleks, me rrezik të lartë, por me ndërhyrjen kirurgjikale “Reponim i hapur me fiksim me FiberTape”, e realizuar sipas metodave bashkëkohore më të avancuara, u arrit duke shmangur komplikacionet dhe komprimimin e enëve të mëdha të gjakut që dalin nga zemra.

Prof. Dr. Vilson Ruci, Shef i Shërbimit Universitar të Ortopedisë, e cilësoi këtë ndërhyrje kirurgjikale si shumë të komplikuar që u arrit të realizohej me sukses dhe pacienti për më pak se dy muaj do t’i rikthehet jetës normale.

Ndërsa, Prof. Dr. Arben Zenelaj, shef i Shërbimit të Kirurgjisë së Këmbës Diabetike dhe Angiokirurgjisë, tha se “ky rast ishte i vështirë edhe për shkak të realizimit të sintezës së kockës së thyer, por edhe për shkak të komlikacioneve të larta që mund të ndodhnin si pasojë e dëmtimit të enëve kryesore të gjakut, të cilat ndodhen në zonën e gjoksit”.

“Rasti shkoi mirë, i pakomplikuar, në një kirurgji të kompletuar. Pacienti është mirë dhe ka dalë nga spitali”, tha Zenelaj.

MSHMS i shprehu mirënjohjen ekipit të mjekëve të SUT, Prof. Dr. Vilson Ruci Shef i Shërbimit Universitar të Ortopedisë, Prof. Dr. Arben Zenelaj, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë së Këmbës Diabetike dhe Angiokirurgjisë, Dr. Lorenc Bode, Kirurg Ortoped, anestezistët  Dr. Rexhina Sturçe dhe Dr. Ardit Kuqi, Dr. Kremantin Canaj, specializant Ortoped, instrumentare Mirushe Merja dhe infermiere Deonada Çoku.

mjekët ndërhyrje spitalit Traumës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.