Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mjekët thirrje: Kufizoni sheqerin dhe kripën në ushqimin e foshnjave

08:55 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pediatrët dhe stomatologët në Britani kanë kërkuar që qeveria të vendosë kufij kombëtarë të detyrueshëm për sasinë e kripës dhe sheqerit që përdoret në ushqimin e fëmijëve. Ata kanë thënë se është një “turp kombëtar” që foshnjat përballen me një ‘zhytje ushqimore’ me disa produkte që përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese me gaz.

Ata përmendë disa ushqime që përmbajnë deri në dy të tretat e sheqernave të rekomanduara ditore nga të rriturit, gjë që e vë në rrezik shëndetin e brezit të ardhshëm. Thirrja për një veprim më të madh për shëndetin e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar u bënë jehonë edhe nga ish-kancelari konservator George Osborne dhe ish-kryeministri laburist Tony Blair.

Alarmi është ngritur pasi vitet e fundit është vënë re një rritje e rasteve me mbipeshë te fëmijët në Britani, ku shifrat thonë se, një në tre të rinj janë mbipeshë deri në kohën kur ata lënë shkollën fillore.

Disa ish-konservatorë të vjetër i janë bashkuar gjithashtu thirrjes që qeveria të ndërmarrë veprime më të mëdha për obezitetin e fëmijëve. Osborne tha gjithashtu se duhet bërë më shumë për të trajtuar shkaqet e obezitetit, duke e quajtur mungesën e progresit “zhgënjyese”.

Ushqimi i pasur me yndyrë, sheqer dhe kripë, ishte vendosur të përjashtohej nga reklamat televizive dhe në internet para orës 21:00 deri në tetor 2022, sipas një strategjie kundër mbipeshës, kryesisht të futur nga ish-kryeministri Boris Johnson.

Këtë muaj, u zbulua se qeveria i ka shtyrë kufizimet në tetor 2025 për t’u dhënë firmave më shumë kohë për të riformuluar produktet e tyre dhe për të rregulluar strategjitë e tyre të marketingut.

Kids sugar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.