Mjekët janë në frontin e parë të luftës, me armikun e padukshëm, koronavirusin. Federica Pezzetti, 37 vjeç, punon si mjeke në spitalin e Kremones, ku trajtohen qindra pacientë me koronavirus. Ajo po punon intensivisht prej javësh. Në shtëpi shkon e rraskapitur, por kjo nuk është më e keqja, shprehet ajo.
“Mjekët kanë nevojë për ndihmë psikologjike, jemi në një kolaps. E puth djalin vetëm në ëndërr. Një koleg i imi si ka parë fëmijët prej kohësh. Shkoj në shtëpi dhe rri vetëm. Nuk takoj asnjë njeri. Ndonjëherë qaj fshehurazi, për veten, familjen, pacientët”.
Nuk ka më shoqëri hierarkike, shprehet ajo, tashmë përballë virusit jemi të gjithë njësoj