Varianti Omicron i koronavirusit ka “mbërthyer” vendin tonë gjatë javëve të fundit.
Lajmin e bëri të ditur mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.
Por, sipas Alimehmetit, varianti Delta vijon që të qarkullojë ende.
Ai vijon të qarkullojë deri sa gradualisht do të “asimilohet” tërësisht. Nga fundi i janarit, në vendin tonë do të mbizotërojë tërësisht Omicroni.
“Omicronit iu deshën 4 javë nga fillimi i ngritjes së rasteve. Javët e para të janarit këtu….diku nga fundit i janarit do të jetë 95 për qind. Delta do të jetë në qarkullim edhe për dy javë, por nuk ka gjasë që të kthehet më.”
Mjeku sugjeroi se në varësi të variantit duhet të ndryshojë edhe sjellja jonë, megjithëse shtoi se virusi do të bëjë punën e vet, me apo pa masa. Por si mund ta dallojmë Deltën apo Omicron nga gripi i zakonshëm. Alimehmeti thotë se është vështirë të dallohen pasi kanë simptoma të ngjashme.
“Në aspektin praktik, Delta, gripi dhe Omicron shkaktojnë virozë respiratorë si dhimbje gryke dhe trajtohet si virozë. Nëse komplikohet më pas fillon trajtohet edhe pneumonia. Omicron shumohet më shumë në hundë e në grykë. 10-fish më pak në mushkëri, aty jepen format e rënda. Kjo është një nga arsyet pse kemi forma të lehta nga Omicron”, tha Alimehmeti në ABC/