Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku Bimbashi: Delta po sillet në mënyrë agresive me shtatzënat, gratë duhet të vaksinohen

20:39 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtatzena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet e shtuara me delta te gratë shtatzëna janë rritur shumë kohët e fundit në vendin tonë. Astrit Bimbashi gjinekolog-obsteter u shpreh sonte se se varianti Delta është shfaqur më agresiv tek gratë shtatzëna duke çuar dhe në rritjen e numrit të fataliteteve.

Bimbashi ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë thirrje që të gjithë gratë shtatzëna të vaksinohen me vaksinën anti Covid si një mënyrë për të shmangur rëndimin e gjendjes së mëtejshme në rast infektimi.

Ai është shprehur se studimet e deri tanishme kanë treguar se vaksina nuk ka asnjë ndikim negativ te nënat shtatzëna.

“Çfarë rreziku mund të ketë ose jo një shtatzëne pasi të vaksinohet nuk e di të them pasi deri më tani nuk ka një fakt në lidhje me këtë. Por tani ne shikojmë se ka shumë gra që vdesin sepse i kap Covid, kemi gratë në javën e 37 që janë shumë rëndë. Ne kemi të paktën tre muaj që i themi çdo personi se gratë duhet të vaksinohen.

Ne kemi një situatë që nuk është e mirë në këtë aspekt. Në përjetimin tonë si mjekë ne themi se është një situatë e vështirë dhe nuk e krahasojmë dot me një vit më parë. Delta tel shtatzënat shfaqet si tek të të gjithë të tjerët, por asnjë s’po e kupto pse pikërisht ky varianti Delta ka kaq shumë ndikim. Vitin e parë kur një grua vinte me Covid të gjithë visheshim me maska ndërsa tashmë që është thuajse gjysma e spitalit as ne nuk shqetësohemi më për maskat pasi është bërë një gjë e zakonshme tashmë. Tek gratë shtatzëna po ndikon shumë.

Gjithë studimet e deri tanishme dimë se një grua që vjen me Covid ne duhet që të bëjmë lindjen e foshnjës, pasi lehtësojmë sistemin pulmonar të grave shtatzëna. Covid duket se Delta po e rëndon më shumë këtë situatë. Në rastet kur bebi është i pajetueshëm për ne është shumë e vështirë që të vendosim, janë vetë nënat që vendosin në lidhje me këtë.

Gratë shtatzëna duhet që të vaksinohen pas javës së 9, pasi është gjynah që të rëndohet gjendja duke e çuar deri në fatalitet”, tha mjeku në ABC.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.