Dervish Hasi, 42-vjeçari i cili u arrestua dhe u la në burg për abuzim me një 16-vjeçare mohon të ketë kryer pornografi, ndërsa thotë se e mitura është gruaja e tij.
Hasi ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim me gruan e tij.
“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Hasi u la sot në burg nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.