Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku i njohur shqiptar jep këshillat si të mbrohemi nga koronavirusi

19:19 / February 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, këshilloi të gjithë qytetarët shqiptarë të bëjnë kujdes nga gripi, pasi sipas tij, koronavirusi është një lloj gripi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në Neës24, mjeku Kalo theksoi se qytetarët duhet të ajrosen mirë, të kenë shumë kujdes me higjienën personale dhe të shmangin mjediset publike.

“Të ajrosen mirë, të evitojnë mjediset publike, të mos shkojnë në shkolla e çerdhe, nëse kanë simptoma, sepse janë burim përhapjeje. Në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur me koronavirus, nuk kemi pse të shpikim iluzionin sikur ka”, tha mjeku Kalo.

Pjesë nga intervista:

Derisa të arrihet te vaksina, ka një kurë?

Po, po punohet. Kemi mbi 170 individë të prekur nga vuris që janë shëruar plotësisht. Në 100 të prekur, vetëm dy kanë pasur ecuri fatale. Pra, jo të gjithë rrezikojnë. Në kufirin më të afërt me Shqipërinë që kemi të sëmurë, kemi vetëm dy në Itali.

A duhet të shqetësohemi ne?

Ne shqetësohemi, por më e mira është kur parandalohet. Unë kam folur me persona që kanë ardhur nga Kina dhe janë mbajtur 14 ditë në karantinë, duke i këshilluar.

Si duhet të mbrohemi?

Siç mbrohemi nga gripi, të mos shkojmë në vende që ka shumë njerëz. Kur kemi temperaturë, shenja gripi, të mos shkojmë në shkollë apo çerdhe, të ushqehemi mirë, e mbi të gjitha të respektojmë higjienën vetjake. Dora duhet larë shpesh, sepse është vendi kryesor që preket nga infeksionet. 40% e infeksionet vijnë nga një dorë e papastër. Duhen ushqime me vitaminë C, agrumet. Vitamina C nuk ka kufij në përdorim. Mund të merrni sa të doni.

A ka te mjekët shqetësim?

Mjekët janë qytetarë, jo të gjithë janë të mirë

koronavirusi mjeku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.