Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku i njohur Tritan Kalo tregon se si mjekoi Ramën në vitin 1996: Kishte dëmtime në fytyrë, SHIK-u nuk lejonte askënd t’i afrohej. Ishte në rrezik për jetën

23:02 / April 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tritan Kalo mjek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur sot për njohjen me Ramën, ku ka treguar se si e kishte mjekur në vitin 1996. Kalo i ftuar sot emisionin “A Krasta Show”, dhe u shpreh se Rama është kthyer në një gjitholog, pasi flet për çdo gjë gjatë periudhës së pandemisë.

Mjeku i njohur u shpreh se me Ramën ka një njohje të vjetër, pasi kanë jetuar në një pallat, por tregoi se e ka mjekuar në vitin 1996, kur Kryeministri është dhunuar barbarisht dhe pësoi dëmtime të shumta në fytyrë. Ai u shpreh se e kishin dërguar në urgjëncë dhe askush nuk shkonte ta ndihmonte, pasi SHIK-u nuk i lejonte.

“Ka lindur në pallatin ku jetoj, e njoh sepse jemi miq të rinisë, dhe e njoh në disa rrethana jo të mira për shëndetin e tij, në kohën kur është goditur në vitin 1996, kur pësoi disa çarje dhe ishte në rrezik për jetën. Unë e kam ndihmuar dhe e kam mjekuar personalisht. Në atë kohë është çarë, është dëmtuar dhe është sjellë në shërbimin e urgjencës në QSUT, e lanë pa asnjë ndihmë. Isha mjek roje dhe më thanë që kishin sjellë Edin dhe ishte shumë i dëmtuar. Ishin nga dy të SHIK-ut aty që nuk linin mjekët që ta ndihmonin dhe ta mjekonin. Unë kam ardhur nga Franca dhe kam mjekuar një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës së dytë botërore që ishte me SIDA. Unë mjekova dhe Ramën dhe më pas i shkoja çdo ditë në shtëpi, pasi e kisha djalë pallati”, u shpreh Kalo.

Më tej Kalo ka komentuar dhe daljet e Ramës në media, ku akuzohet se ai është bërë dhe mjek dhe ministër dhe kryeministër. Kalo tha se nuk e ka qejf ata që flasin për të gjitha, dhe për këta njerëz ai përdor termin gjitholok, ku sipas tij futet dhe Rama. “Në vetë të parë s’ja kam bërë kritikën, por kam përdorur në shkrimet e mira një term: gjitholog”, u shpreh ai.

mjek Tritan Kalo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.