KreuKryesoreMjeku i njohur Tritan Kalo tregon se si mjekoi Ramën në...

Mjeku i njohur Tritan Kalo tregon se si mjekoi Ramën në vitin 1996: Kishte dëmtime në fytyrë, SHIK-u nuk lejonte askënd t’i afrohej. Ishte në rrezik për jetën

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur sot për njohjen me Ramën, ku ka treguar se si e kishte mjekur në vitin 1996. Kalo i ftuar sot emisionin “A Krasta Show”, dhe u shpreh se Rama është kthyer në një gjitholog, pasi flet për çdo gjë gjatë periudhës së pandemisë.

Mjeku i njohur u shpreh se me Ramën ka një njohje të vjetër, pasi kanë jetuar në një pallat, por tregoi se e ka mjekuar në vitin 1996, kur Kryeministri është dhunuar barbarisht dhe pësoi dëmtime të shumta në fytyrë. Ai u shpreh se e kishin dërguar në urgjëncë dhe askush nuk shkonte ta ndihmonte, pasi SHIK-u nuk i lejonte.

Ka lindur në pallatin ku jetoj, e njoh sepse jemi miq të rinisë, dhe e njoh në disa rrethana jo të mira për shëndetin e tij, në kohën kur është goditur në vitin 1996, kur pësoi disa çarje dhe ishte në rrezik për jetën. Unë e kam ndihmuar dhe e kam mjekuar personalisht. Në atë kohë është çarë, është dëmtuar dhe është sjellë në shërbimin e urgjencës në QSUT, e lanë pa asnjë ndihmë. Isha mjek roje dhe më thanë që kishin sjellë Edin dhe ishte shumë i dëmtuar. Ishin nga dy të SHIK-ut aty që nuk linin mjekët që ta ndihmonin dhe ta mjekonin. Unë kam ardhur nga Franca dhe kam mjekuar një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës së dytë botërore që ishte me SIDA. Unë mjekova dhe Ramën dhe më pas i shkoja çdo ditë në shtëpi, pasi e kisha djalë pallati”, u shpreh Kalo.

Më tej Kalo ka komentuar dhe daljet e Ramës në media, ku akuzohet se ai është bërë dhe mjek dhe ministër dhe kryeministër. Kalo tha se nuk e ka qejf ata që flasin për të gjitha, dhe për këta njerëz ai përdor termin gjitholok, ku sipas tij futet dhe Rama. “Në vetë të parë s’ja kam bërë kritikën, por kam përdorur në shkrimet e mira një term: gjitholog”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img