Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët.
Ai është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste.
“Shumë shtete janë duke pasur një valë të dytë, ku shifrat janë të rëndësishme si Franca, Italia, SHBA e me radhë. Edhe në këto shtet të mëdha nuk krahasohet vdekshmëria e marsit me ato aktuale edhe pse rastet e reja janë në të njëjtat nivele. Vdekjet nuk po shoqërojnë numrin e rasteve të reja. Nuk e ndjek grafiku i vdekjeve ato të rasteve të reja, siç ndodhte në mars.
Në gusht numri i fatalitete ishte më i lartë se në muajin shtator. Nuk krahasohen periudhat. Në verë kemi pasur një shoqëri totalisht të hapur, ndërsa në fillim të pandemisë masat shtrënguese ishin shumë të forta. temperaturat e karta e ulin pak transmetueshmërinë se vetë imuniteti i njeriut është më i lartë”, tha ai për Report Tv.
