Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero: Si duhet të veprojmë në çastet e para në rast se dyshojmë se mund të jemi prekur nga koronavirusi

15:24 / February 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Për shumicën e njerëzve gripi sezonal është një sëmundje kalimtare por, në disa raste shkakton ndërlikime të rënda deri në vdekje. Këto ditë që në Kinë, por edhe në botë është përhapur koronavirusi paniku në popullatë është edhe më i madh.

Në një intervistë për Tirananews.al, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, shpjegon për të gjithë se një person që nuk ka udhëtuar në Kinë dhe që nuk ka pasur kontakt me persona që vijnë nga Kina, apo me persona të infektuar nga koronavirusi nuk kanë asnjë arsye pse të shqetësohen  në rast se kanë shenja të një gripi siç është temperatura dhimbja e trupit, kolla, dhimbja e kokës, teshtima , rrufa etjer. Sepse të gjitha gjasat janë që të jetë grip stinor. Megjithatë ai na jep disa këshilla si të veprojmë kur dyshojmë se jemi prekur nga koronavirusi por edhe nga gripi stinor

Intervista e plotë

Çfarë duhet të bej një shqiptar që mendon se është i prekur nga koronavirusi?

Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar, unë i këshilloj të gjithë qytetarët që të mos udhëtojnë në Kinë. Nëse udhëtojnë jashtë vendit, në vendet ku ka mbipopullime të përdorim maskat , si aeroporte, stacione treni. Së treti nëse kanë udhëtuar në Kinë dhe janë duke u kthyer ose nga një vend me incidencë të lartë të koronavirusit, që ne Evropë nuk ka, ose që kanë pasur kontakt me persona që janë kthyer nga Kina dhe brenda 14 ditëve shfaqin shenja si temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje menjëherë të marrin  në telefon urgjencën nr. 127. Jo të ngrihen dhe të shkojnë vetë në spital.

T’ju shpjegojnë situatën dhe simptomat, më pas vjen urgjenca dhe merr të gjitha masat e nevojshme për të. Ndërkohë nëse konstaton këto shenja tek vetja dhe ka pasur këto kontake që ju thashë  edhe më lart, duhet të qëndrojë në një dhomë më vete në shtëpi dhe ai dhe familjarët duhet të përdorin maska deri sa të vij urgjenca.

Po për gripin stinor çfarë këshilloni?

Për gripin stinor unë i këshilloj qytetarët që dy tre ditët e para të qëndrojnë në shtëpi të pinë lëngje dhe anti-pirin nëse temperature shkon mbi 38.5. Nëqoftëse pas ditë së katërt temperatura në vend që të ulët, ngrihet atëherë duhet të shkoni tek mjeku i familjes.

Këshillat për të parandaluar gripin stinor është vaksinimi, që ende sipas udhëzimeve të OBSH-së mund të bëhet, larja e duarve sa më shpesh të jetë e mundur me ujë dhe me sapun. Ndërkohë të kufizohet lëvizja në vende ku ka grumbullime të shumta njerëzish pas arsye, siç janë spitalet, lokalet e natës e të tjera me radhë.

Doktor a duhet ta bëjmë me patjetër vaksinë anti-grip për një shëndet më të mirë?

Vaksina anti-grip ka dy momente shumë të rëndësishme, ajo është e rekomanduar për të gjithë personat në risk si: fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.

Ndërsa është e detyruar për personelin mjekësor të pediatrisë, së spitaleve infektive, të reaminacionit, sepse këta bien më shpesh në kontakt me të sëmurë me grip dhe është e këshilluar për të gjithë qytetarët e tjerë.

Kur duhet ta bëjmë vaksinën anti-grip

Koha më e mirë në opinionin tim është gjysma e dytë e shtatorit, gjysma e parë e dhjetorit, por mund të bëhet gjatë të gjithë periudhës së epidemisë për personat që nuk janë infektuar nga gripi. Tirananews.al/

koronavirusi Pëllumb Pipero tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.