Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nga temperaturat e larta, kryesisht në orët e pikut.
Në rubrikën “Opinion”, mjeku rekomandoi domosdoshmërinë për të konsumuar rreth 2 litra ujë në ditë.
“Çdo temperaturë mbi 30 gradë në hije është e rrezikshme. Është e domosdoshme që të kufizohet dalja në orët e pikut.”
“Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës. Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në vendngjarje. Gjatë stinës së verës shtohet koordinimi dhe forcat në vend”, shtoi ai.