Nga Manjola Dervishi
Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut.
Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes së trupit me rrotullimin. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen hernie diskale, të cilat mund të jenë të niveleve të ndryshme të dëmtimit.
Mjeku fizioterapist, Edi Qato në një intervistë për Tirananews, na shpjegon se herniet diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave, dhe të mesit, ku kjo e fundit quhet hernie diskale lumbare. Një nga episodet më të shpeshta të kësaj sëmundjeje ndodh kur shtylla kurrizore sforcohet nëpërmjet qëndrimeve për orë të zgjatura në pozicione të papërshtatshme, qoftë përpara televizorit ose kompjuterit në shtëpi ose gjatë aktiviteteve të përditshme të punës periudhë, e cila nuk shkakton dhimbje ose i ka ato të pakta, e më pas në arritjen e pikës kritike, zakonisht prej një lëvizjeje të beftë (si përkulje para ose ngritje e një peshe të rëndë) ku pacienti ndjen dhimbje të forta që vijnë nga shtylla kurrizore. Fakti që disqet ndërverterbrore nuk kanë nerva të tyre ndijorë, shpesh bën që hernia diskale të zbulohet vetëm në momentin kritik të cënimit të nervave rrethues, që preken nga disku i fryrë kur ato dalin nga shtylla kurrizore.
Tirananews: Cilët janë shkaktarët e saj?
Trashëgimia gjenetike
Kontribuesi më i madh në shkaktimin e hernies diskale është trashëgimia gjenetike e disqeve ndërvertebrore. Tek disa njerëz, disqet ndërvertebrore fillojnë të dobësohen dhe të degradojnë që në moshën 40 vjec, duke shkaktuar eventualisht daljen e diskut dhe hernien diskale. Personat me një trashëgimi të tillë janë të më prirë për t’u lënduar gjatë aktiviteteve të sforcuara fizike.
Sëmundjet e kockave
Sëmundjet e kockave, si artriti ose reumatizma dobësojnë kockat dhe materialet rrethuese, dhe rrjedhimisht prishin edhe bazën ku mbështeten disqet ndërvertebrorë.
Pozicionet e papërshtatshme të trupit gjatë jetës së përditshme
Pozicionet e papërshtatshme të trupit në vijimësi krijojnë atë që në gjuhën mjekësore quhet prishje e balancës së muskujve, të cilët nga ana e tyre prishin formën e rregullt të trupit dhe rrjedhimisht edhe atë të shtyllës kurrizore. Prishja e balancës së muskujve ndodh kur disa muskuj zgjaten ose forcohen ndërsa të tjerët, për shkak të aktivizimit të këtyre të parëve, dobësohen ose shkurtohen. Pikërisht muskujt e dobësuar e bëjnë individin të preferojë pozicione të papërshtatshme trupore, duke prishur kështu balancën e përgjithshme të drejtpeshimit trupor. Për shembull, zgjatja e kokës drejt ekranit të kompjuterit ose të televizorit zgjat muskujt e pasmë të qafës dhe dobëson ato të parmë; ndenja ulur për një kohë të gjatë në kolltuk ose divan dobëson muskujt e shpinës dhe shkurton ato të parmë etj.
Pozicionet e papërshtatshme të trupit gjatë punës
Disa profesione janë më të prirur për të shkaktuar dëmtim tëdiskut ndërvertebror sesa të tjerët. P.sh., ato që shkaktohen nga orët e gjata të drejtimit të automjetit ose puna për një kohë të gjatë dhe pa ndërprerje në kompjuter.
Tirananews: Si diagnistikohet hernia diskale?
Së pari këshillohet një vizitë e saktë neurologjike e bërë nga mjeku specialist. Në kohën tonë Rezonanca Manjetike është një nga aparturat më të mira për zbulimin dhe gradën e hernias diskale. Krahas këtij aparati edhe skaneri apo mjelografia mund të ndihmojnë në diagnostikim. Porse rezonanca duhet të jetë primare pasi nuk është invazive dhe ka pamje më të qarta pa radiacion. Klinika (simptomat) dhe rezonanca janë shpesh herë të mjaftueshëm megjithatë për diagnostikimin diferencial të shtypjes së nervit periferik edhe EMG-ja (elektromjelografia) duhet bërë.
Herniea diskale ka disa nivele
Përcaktimi i diagnozës së dhimbjeve të qafës, të mesit ose të shpinës si “hernie diskale” nuk e përshkruan në mënyrë të saktë problemin. Herniet diskale kategorizohen në katër faza përkeqësimi:
Fryrja e diskut, e cila nënkupton hapjen e anës së jashtme të diskut ndërvertebror duke krijuar një fryrje të tij, ndërsa pjesa e brendshme qëndron në kufijtë e diskut.
Shkarja e diskut vjen pas fryrjes fillestare së diskut, ku unaza e jashtme fryhet akoma më shumë, por pjesa e butë e brendshme akoma mbetet brenda.
Dalja e diskut, kur ana e jashtme është çarë dhe ky deformim arrin të cënojë nervat që dalin nga shtylla kurrizore.
Rrjedhja e diskut, ku disku fryhet shumë dhe pjesë të tij arrijnë të shkëputen duke krijuar probleme tek nervat ose palca e kurrizit
Tirananews: Si mund ta kurojmë dhe cili është rroli i fizioterapise për trajtimin e hernies diskale?
Në fazat fillestare rekomandohet pushim, dhe përdorim medikamenteve antinflamatore, dhe analgjezik.
Rrol shume të rëndësishem në parandalimin dhe përmirësimin ndjeshëm të hernies diskale luan edhe fizioterapia. Fizioterapisti pasi të ketë bërë një vlerësim të situatës ndërton një plan individual për trajtimin e hernies, që përfshin ndalimin e dhimbjes, dhe rikthimin e individit në jetën normale.
Si fillim trajtimi fillon me elektroterapinë, e cila përfshin përdorimin e disa aparaturave sic janë:
Tecar terapia
Ultratingulli
Rrezet infrared
Menjeto terapia
Terapia me laser.
Në disa raste bëhet edhe traksioni (terheqja), të cilat ndihmojnë ndjeshëm në uljen e dhimbjes dhe lirimin e nervave të komprimuar(shtypur).
Një pjesë e rëndësishme e terapise fizioterapeutike, janë edhe ushtrimet e ndryshme që ndihmojnë në forcimin e muskujve të mesit. Hidroterapia, dhe përdorimi i biçikletes ndihmojnë gjithashtu ndjeshëm në kurimin dhe shërimin e hernies diskale.
Si perfundim mund të themi që në raste shume të avancuara është e nevojshme kirurgjia e cila përfshin disa metoda që i cakton neurokirurg./Tirananews.al/