Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mjeku ligjor i Lady D: Nëse do kishte rripin e sigurimit, do të kishte shpëtuar

10:40 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lady d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga vdekja e saj tragjike, aksidenti i Lady Diana do të përbëjë gjithmonë lajm. Këtë herë ka folur mjeku ligjor që kqyri trupin Dianës pas aksidentit, i cili ka thënë se nëse do të kishte rripin e sigurimit, ndoshta dhe mund të kishte mbijetuar.

“Nëse Lady D do të kishte vendosur rripin e sigurimit, ndoshta mund të kishte mbijetuar. Plaga e saj ishte e vogël, por e rrallë”, ka thënë Richard Shepherd, mjeku ligjor që u mor me hetimin e shkakut të vdekjes së Princeshës. Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare, më 31 gusht 1997, në Pont de l’Alma, e shoqëruar nga Dodi Al-Fayed dhe shoferi Henri Paul.

Vetëm 22 vite pas aksidentit mjeku ka vendosur të zbulojë gjithçka në një libër, të titulluar “Unnatural Causes”. “Nëse do të kishte vendosur rripin e sigurimit, Diana do të shfaqej në publik pak ditë më pas, ndoshta me fytyrë të enjtur, por do të kishte mbijetuar”, ka shkruar mjeku.

“Por, plaga që kishte Lady Diana ishte një nga më të rrallat, për të mos thënë më e rralla, që kam mundur të njoh gjatë gjithë karrierës sime. Ishte një plagë e vogël, por në pikën e gabuar”, ka shtuar mjeku.

Vdekja e Princeshës së Uellsit, ka nxjerë teori të ndryshme, madje dhe konspirative. Për shembull, rezulton që Diana nuk u transportua menjëherë me ambulancë, dhe sot mjeku shpjegon përse: “Pas aksidentit ishte mjaft koshiente. Por përplasja kishte provokuar dëmtimin e një vene të mushkërisë, duke shkaktuar hemoragji të brendshme, që në fund rezultoi fatale.Ndërhyrja kirurgjikale në urgjencën e spitalit nuk shërbeu për ta shpëtuar”.

Lady D
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Sabiani dhe Keisi në një rrëfim ndryshe në “Live me Luizin”, këngëtari flet për dy familjet e tij

22:41 / November 6, 2026

Nga Akademia e Arteve në Tiranë te biznesi në Itali, kush ishte Bashkim Rushani që vdiq në aksidentin tragjik në Leçe

21:18 / November 6, 2026

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.