Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë për sa i përket përhapjes së koronavirusit, por ka edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët

16:15 / April 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pipero P
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Pëllumb Pipero, gjatë një komunikimi me “Skype” me “News 24”, dha një lajm të mirë sa i përket përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, momentet më kritike kanë kaluar për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se me kaq përfundon zbatimi i masave. Pipero tha gjithashtu se java që vjen do na gjejë me numra më të ulët të të prekurve nga COVID 19.

“Unë vazhdoj të mbetem i mendimit që këtë javë numrat do vijnë duke u ulur, por gjithësesi është herët për të festuar. Kjo është koha kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Masat e marra duhet të na çojnë drejt një analize të gjërë të situatës që të ndërtojmë një strategji të re, për kontrollin të situatës”,- tha ai.

Më tej Pipero tha se ishte dakord që edhe masat kufizuese të lëvizjes të zbuteshin disi.

“Unë kam qenë partizan i fillimit të lehtësimit të masave me pikatore, i japin gjallëri ekonomisë dhe ulin panikun, efekti psikologjik i motivon qytetarët, tregon që nëse zbatohen masat mundësia për të dalë është më e afërt. Por, nga ana tjetër duhet të ndërtohet monitorimi i situatës, të ketë shtim të testeve, mos të kufizohemi vetëm te rastet e kontaktit, të bëhen teste të shpejta në qendra të mëdha punësimi apo ndërmarrje, analiza seriologjike”, – tha Pipero.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.