Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Pëllumb Pipero lëshon ‘bombën’: Janë mbi 400 të prekur, por janë të fshehur dhe s’kanë simptoma

20:33 / March 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pellumb Pipero 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me “ABC News” ka folur për situatën e krijuar ne koronavirusi. Pipero theksoi se kjo sëmundje ka shumë të panjohura, por pavarësisht kësaj janë marra masat për ta pasur në qendër të vëmendjes.

“Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmndjes tonë. As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjt e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjëndja shëndetësoire e tyre është  e mirë. Janë të vetëizoluar”, u shpreh Pipero.

Ai shpjegoi se kontakti sipas tij ka qenë me të sëmurin dhe familjarët e të sëmurit.

Sa i përket rasteve ku njerëzit nuk tregojnë histroinë e udhëtimit Pipero dha një mesazh duke u shprehur se të gjithë qytetarët veçanërisht ata që kanë udhëtuar dhe kanë kontakte të afërta me rrethin e ngushtë të personave të prekur, ti drejtohen 127 dhe jo spitalit. “Duke na ekspozuar ne, do e kemi të pamundur ti japim shërbim atyre q ëkanë nevojë më shumë se kurrë”, theksoi ai.

“Të gjithë personat që kanë pasur kontakt dhe kanë dyshime, të vetëkarantinohet pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për ta parandaluar epideminë”, tha Pipero.

Gjithashtu ai tha se pavarësisht të panjohurave që ka ky virus është lehtësisht i shkatërrueshëm, “me ujë dhe sapun”, tha Pipero.

Sa mendon se është numri real i të prekurve?

Pipero: Nëse i referohemi studimeve e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 rastë të tjera, të sigurta që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400. Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujde stë shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmëndja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar, bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi.

E përballojmë apo rrezikojmë kolapsin  e Italisë?

Pipero: Besoj që do ta përballojmë nëse qytetarët bashkëpunojnë me ne.

400 Bomben tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.