Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Pipero : Muaji prill do sjellë rritje të rasteve me COVID, virusi më agresiv

19:51 / April 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pipero 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fillimi i muajit Prill, mund të sjellë një rritje të lehtë të infektimeve me Covid-19. Për infeksionistin Pëllumb Pipero, kjo vjen si pasojë e grumbullimeve në aktivitetet politike. Megjithatë, kjo rritje nuk pritet të zgjasë, pasi në fund të muajit, pritet që numri i rasteve të pësojë rënie.

“Mendoj që për shkak të ekspozimit në disa aktivitete publike si festa e verës, apo aktivitet politike për shkak të fushatës elektorale, në gjysmën e parë të prillit do kemi rritje të numrave. Fundi i prillit do na gjejë me shumë më pak pacientë në spital”, shprehet ai per ABC.

Pavarësisht se kemi një ulje të ndjeshme të pacientëve në spitalet Covid, apo edhe urgjencave, të sëmurët atje janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për Piperon virusi tashmë po paraqitet më agresiv, kryesisht tek moshat e reja.

“Edhe pse intensiteti i pandemisë ka rënë, rastet janë më të rënda. Ndoshta edhe për shkak të një agresiviteti të shtuar të virusit në moshat e reja”, deklaron ai.

Lidhur me masat e vendosura nga komiteti teknik i ekspertëve, duke vlerësuar situatën aktuale mjeku thotë se duhet të ketë një lirim të tyre.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, masat nuk kanë arsye të shtohen. Përkundrazi duhet të lirohen”, thotë Pipero.

Pipero mendon se 40% e popullsisë tashmë e kanë kaluar virusin. Nëse edhe ritmi i vaksinimit të popullsisë mbetet i lartë, stina e verës mund të na rikthejë në normalitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.