Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mjeku Sallabanda: Duhet të shqetësohemi për linë e majmunit, shtetet s’kanë marrë masa

21:29 / August 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Kita Sallabanda thotë se duhet të jemi të shqetësuar për virusin e lisë së majmunit, edhe pse transmetueshmëria është më e ulët se e COVID, për shkak se përhapet vetëm nëpërmjet kontakteve.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sallabanda u shpreh se shtetet në botë nuk e mendonin se ky virus do të shfaqej sërish pas shumë vitesh dhe nuk kanë marrë masat e nevojshme.

“Duhet të shqetësohemi. Historia e lisë së majmunëve është e re në Evropë. Rastet e fundit kanë qenë në vitet 1958-1960 dhe nuk kemi pasur të dhëna për virusin e majmunit dhe kjo ka bërë që të mos merren masa ndaj kësaj sëmundjeje. Ka vetëm një laborator që prodhon vaksina për këtë virus, në një numër jo shumë masiv nëse e krahasojmë me COVID.

Transmetueshmëria është më e ulët sepse është vetëm nëpërmjet kontaktit, por përse jemi shqetësuar? Sepse nuk kemi masa mbrojtëse. Të gjitha vendet kanë menduar se ky virus nuk do shfaqej më në botë dhe nuk kanë marrë masa mbrojtëse ndaj këtij virusi. Numri i vaksinave që po marrin vende të ndryshme janë në shifra të ulëta”, theksoi Sallabanda.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.

lija e majmunit masa sallabanda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.