Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mjeti lundrues u ça! Ja si ramë në kontakt me trafikantët…”. Flasin emigrantët që u nisën me skaf nga Shqipëria

20:45 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 2 mijë euro për person, që të dilnin të sigurt në brigjet italiane, iu paguan trafikantëve emigrantët klandestinë irakenë, iranianë e nga Kurdistani, të cilët u shpëtuan nga mbytja të shtunën e javës së shkuar.

Ata kishin ardhur në Shqipëri në rrugë tokësore, me synimin që të shkonim fillimisht në Itali, e më pas te të afërmit në perëndim. Klandestinët kanë rrëfyer ngjarjen për oficerët e policisë gjyqësore në Kavajë dhe kanë treguar se si u kontaktuan nga trafikantët, teksa kishin kohë që qëndronin në qendrën e pritjes në Tiranë.

“Në qendrën e pritjes në Tiranë jemi kontaktuar me persona, të cilët na premtuan se kundrejt shumës prej 2 mijë euro për person do të na nisnin të sigurt në Itali. Kemi udhëtuar të gjithë së bashku natën. Na kanë sjellë nga Tirana në Spille të Kavajës. Aty na thanë se duhet të hipnim në një skaf, qe do të na çonte në Itali. Fati ynë i keq që pasi ishim nisur me skaf mjeti u ça dhe ne rrezikuam të gjithë të mbyteshim. Por skafisti lajmëroi autoritetet dhe ata erdhën e na shpëtuan”, kanë treguar ata.

Ndaj klandestinëve ka nisur hetimi për grup të strukturuar kriminal për trafikim të qenieve njerëzore. Ndërsa, skafisiti vlonjat i ndaluar nga policia, Roland Cenko, i cili pritet të dalë për masë sigurie si i vetmi i arrestuar deri tani nuk i ka ndihmuar hetuesit. Ai ka folur pak, duke thënë vetëm se thjesht i ka ndihmuar klandestinët për t’i nxjerrë në Itali.

Policia ka faktuar se skafi u transportua me një mjet nga qyteti i Lushnjës në grykëderdhjen e Semanit dhe ka qenë një prej të kontraktuarve si i punësuar nga grupi i organizuar i nisjes së klandestinëve. 5 gra, 12 burra e 1 fëmijë u shpëtuan nga mbytja në një operacion të zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Roja Bregdetare shqiptare në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi për shkak të një defekti skafisti dha alarmin 18 milje larg nga Kepi i Selitës. /BW


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.