Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mobilizimi i popullit, Borrell: Ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e Putinit

08:40 / September 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë shtypi se njoftimi i Putinit për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë “përvojat përkatëse” si kërcënimi për të aneksuar pjesë të territorit ukrainas dhe për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, tregon panik dhe dëshpërim.

Mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën

Nga ana tjetër Borrell tha për gazetarët se ministrat e Jashtëm të BE-së, që janë duke ndjekur në Nju-Jork Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të diskutojnë për këtë kërcënim dhe do të përsërisin mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Po ashtu shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se ne “do të paralajmërojnë komunitetin ndërkombëtar për situatën e papranueshme në të cilën Putini po na fut të gjithëve”. Borrell shtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe për sanksione të mëtejshme të mundshme ndaj Rusisë.

BE-ja nuk frikësohet

“Është e qartë se Rusia dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Ne nuk do të frikësohemi”, tha Borell. Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se BE-ja po e mbështet Ukrainën, por se BE-ja “nuk po merr pjesë vetë në luftë, ne nuk jemi agresivë”. Po ashtu Borrell sqaroi se nuk ka në plan të takohet me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, i cili gjithashtu ndodhet këtë javë në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. /DW/

Josep Borell
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.