Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mocion kundër qeverisë greke. Protesta të dhunshme jashtë parlamentit

13:30 / March 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12871786 e1741252198395
epa11942847 Protesters take part in a rally demanding justice for the victims of the Tempi train crash, in front of the parliament, in Athens, Greece, 05 March 2025. PASOK's party motion of censure against the government was tabled in the Greek Parliament on 5 March, co-signed by 85 deputies of four parties, and independents, during the pro-daily agenda debate of the Tempi train collision. EPA-EFE/YANNIS KOLESIDIS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sheshi Syntagma para parlamentit grek është shndërruar mbrëmjen e së mërkurës në arenë përleshjesh midis demonstruesve dhe forcave policore.

Incidentet e dhunshme kanë ndodhur kur persona të panjohur kanë hedhur gurë ,sende të forta dhe bomba molotov ndaj forcave policore të cilat u përgjigjën duke hedhur drejt tyre bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Konfrontimet që kanë vazhduar disa orë kanë filluar në fund të një mitingu proteste të mijëra qytetarëve që kërkonin drejtësi për viktimat e aksidentit hekurudhur të Tempit dy vjet më parë ku humbëjn jetën 57 persona. Demonstruesit, duke përfshirë studentë, familjarë dhe punëtorë, mbajtën një moment heshtjeje përpara se të lëshonin fenerët në ajër dhe me qirinj formuan numrin ’57’.

Më herët, brenda parlamentit katër parti opozitare paraqitën mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis gjatë një debati parlamentar mbi fatkeqësinë më të madhe hekurudhore në vend.

“Ishte arroganca juaj, arroganca dhe mosrespekti juaj që i shtyu njerëzit në rrugë dhe sheshe, jo teoritë e konspiracionit që po ringjallni sot. Kjo është arsyeja pse ne sot po paraqesim një mocion mosbesimi.”- u shpreh Nikos Androulakis, lideri i Partisë Socialiste PASOK.

76 deputetë nga katër partitë opozitare dhe 9 të pavarur theksojnë në mocion se qeveria e ka humbur mandatin e saj popullor duke e akuzuar atë për shmangie nga përgjegjësia mbi tragjedinë, mosmarrjen e përgjegjësisë, dështimin për të rregulluar boshllëqet kritike të sigurisë në sistemin hekurudhor dhe përpjekje për të mbuluar provat.

Ndërsa kryeministri grek ka dhënë një shpjegim ndryshe të protestës më të madhe popullore të premten e kaluar duke aluduar se forca nga jashtë Greqisë nëpërmjet rrjeteve sociale kanë ndikuar tek grekët.

“Dy vjet pas traumës së Tempit, ne po jetojmë një zi të përbashkët, të cilën qarqe të caktuara po kërkojnë ta shndërrojnë në pikë përçarjeje“-u shpreh Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Ndërsa protesta ka pasur edhe në qytetet të tjera dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, një sondazh i orëve të fundit tregon se Demokracia e Re ka humbur edhe gati 4 pikë duke rrëshqitur në 23,1% , nga 41% në zgjedhjet e 2023.

Gjithashtu për herë të parë prej 6 vitesh të qeverisjes së saj 52,5% e të anketurave shprehen se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakoshme, 6 në 10 vetë nuk kanë besim tek drejtësia greke, 72% thonë se qeveria u përpoq të mbulonte shkaqet e tragjedisë hekurudhore.

Greqi kuvend mocion Protesta qeveria greke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

11:00 / November 17, 2025

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025

Gen Z që po sfidon qeveritë në botë, a mund të përfshihet Europa nga kjo lëvizje?

16:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.