Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ndër të tjera se mocioni me debat i kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” do të zhvillohet brenda 30 ditëve që nga dita që është miratuar, për të cilën ka thënë me bindje që do jetë i pranishëm kryeministri Rama.
“Në përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve javën e kaluar kemi miratuar mocionin me debat brenda 30 ditëve nag dita e depozitimit. Që të zhvillohet mocioni me debat na duhet që bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare, Alibeaj, Dodën dhe Mediun, të ulemi dhe të përcaktojmë modalitetet.
Kam propozuar 12 orë dhe koha e ndarë sipas grupeve parlamentare me parimin që çdo deputet të ketë 5 minuta dhe po ashtu që të bien dakord për datën. Në një nga të enjtet që vijnë, ne ta zhvillojmë këtë debat. Na duhet që ta diskutojmë me kryetarët e grupeve. Ndoshta edhe sot gjatë zhvillimit të seancës. Patjetër që do të jetë Rama”,-tha Balla.