Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Model italian për pronat e krimit! Menaxhim i kufirit blu, policia italiane do të patrullojë në plazhet shqiptare

20:19 / February 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Itali Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronat e sekuestruara dhe te të konfiskuara nga grupet kriminale, tashmë do të menaxhohen më mirë nga Agjensia e Administrimit të tyre, pasi do të ndiqet modeli italian.

Kjo ishte tema e diskutimit mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut te tij italian, Marreo Piantedosi, në Romë.

“Italia ka një eksperiencë të vyer sa i përket trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht pronave që kanë qenë dikur në pronësi të grupeve kriminale apo të mafies italiane. Në këtë aspekt kemi dakordësuar me ministrin Piantedosi që eksperiencën italiane të mund ta përdorim edhe në mënyrën sesi do t’i qasemi pronave që po sekuestrohen dhe konfiskohen nga grupet kriminale apo nga veprimtari të tjera korruptive”, tha Balla.

Risi pritet të ketë dhe në menaxhimin e kufirit blu mes dy vendeve, Top Channel mëson se gjatë këtij takimi, Balla kërkoi mbështetje që gjatë sezonit turistik policia italiane të patrullojë në plazhet shqiptare me qellim rritjen e sigurisë. I shoqëruar edhe nga drejtuesit e policive bregdetare të Durrësit dhe Vlorës, Balla tha se synimi është rritja e sigurisë në brigjet tona.

“Në kontrolli i kufirit blu, për kapacitetet që ne kemi është gjithmonë një sfidë e vështirë dhe me grupin teknik, mes dy policive, do të detajohet edhe një mbështetje që ne kemi kërkuar dhe presim të marrim nga pala italiane, nga Guardia di Finanza apo agjenci të tjera, pjesë e Policisë apo Karabinerisë italiane për të rritur sigurinë e brigjeve tona, qoftë në luftën kundër trafiqeve, por më shumë se kaq, sepse në këtë aspekt rezultatet janë të dukshme, por për të garantuar që çdo pushues”, tha Balla.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm shqiptar kërkoi anëtarësimin me status të asociuar ose si vëzhgues, të Policisë Rrugore Shqiptare në Shoqatën e Policive Rrugore Europiane, për të përfituar nga përvoja e tyre.

policia italiane pronat e krimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12:54 / October 12, 2026

E rëndë në Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, ashensori pëson shkëputje, vdes i mituri

10:30 / October 12, 2026

Në kërkim që prej vitit 2001, arrestohet në Nju-Jork Valentin Ftoni.

19:24 / October 11, 2026

U arrestuan pasi goditën me vezë makinën e Ramës, lirohet Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

12:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.