Arbenita Ismajli padyshim është një nga femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Modelja është një frymëzim për shumë vajza sa i përket stilit të saj të të veshurit. Sa i përket flokëve më herët nuk e kemi parë të bëjë ndryshime drastike. Por, kjo gjë duket se ka ndryshuar tek Arbenita.
Së fundmi modelja ka publikuar një foto në Instastory ku duket me flokët e prera shkallëzim dhe me baluke. Arbenita duket shumë bukur me look-un e ri, ndonëse nuk dihet nëse vertetë ka prerë flokët e saj apo po mban një paruke.
Sa i përket jetës së saj personale, disa kohë më parë Arbenita u përfol për një ndarje me Feron, babain e vajzës së saj. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe dyshja u shfaqën sërish krah njëri-tjetrin duke hedhur poshtë çdo thashethem.
Por përse u përfolën për ndarje dyshja më herët?
Shkak për “ndarjen” e dyshes u përfol se u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi. Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.
Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.
Në lidhje me gjithë situatën e tyre më herët ka reaguar edhe Fero. “Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.