Veç muzikës, shumë e komentuar është edhe jeta e tij private.
Pak kohë më parë, u komentua shumë në mediat rozë, lidhur me jetën private të reperit Don Xhoni, dhe një lidhje të mundshme të tij me një modele ruse. Kjo pasi Ariana Lirey, gdhendi në krahun e saj portretin e Don Xhonit, pas shprehjes së simpatisë për të në rrjetet sociale dhe mori vëmendjen e të gjitha mediave shqiptare dhe të huaja.
Asokohe nisën edhe dyshimet për një romancë të mundshme mes tyre, dhe ishte vetë dyshja, që herë pas here shpërndanin postime që i shtonin ato.
Mirëpo, nuk ka mbaruar me kaq: Ditën e djeshme ajo na ka habitur me një veprim të saj. Modelja ka postuar një status në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik, por në fund të shkrimt shkruan: Nga Ariana Isufi, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Shkrimin e saj më pas e ka postuar edhe reperi i cili e ka vënë me një shigjetë emrin e saj me mbiemrin e tij.