Modelja Xhesika Berberi ka treguar vështirësitë e fillimeve të saj në Amerikë.
E ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo tha se fillimisht jetonte në apartamentin e një shoqeje fotografe dhe flinte mbi një dyshek të fryrë me ajër.
Ndalur këtu ajo tregoi edhe një situatë për të qeshur. Një ditë shoqja e saj po bënte “cat-sitting”, pra po kujdesej për macen e një komshie, e cila me thonjtë e saj çau dyshekun ku flinte Xhesika.
“Çdo ditë flija me ajër dhe çohesha në tokë! Prapë nuk më interesonte, unë isha në New York. Nuk e bëja dramatike situatën”- ka treguar ajo.