Së fundmi, marka e njohur Victoria’s Secret ka bërë për herë të parë pjesë të sajën një modele transgjinore dhe ky lajm bëri bujë të madhe në media.

Valentina Sampaio quhet vajza e cila lindi e seksit mashkull, por në moshën tetë vjeçare u përcaktua nga psikologët si transgjinore.

Ajo u bë pjesë e ëngjëjve të Victoria-s, duke detyruar shefin e marketingut të kompanisë të dorëhiqet nga puna.

Të shumtë ishin personat që kritikuan pranimin e saj në Victoria’s Secret, pasi shumica e publikut mendonte se shfaqja është një fantazi dhe s’duhet të përfshiheshin modelet transgjinore.

Pas kritikave të shumta, Valentina Sampaio ka folur për herë të parë, duke e quajtur pranimin e saj në Victoria’s Secret një moment të rëndësishëm për komunitetin e saj.

“Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin e transgjinorëve, por për të gjithë ata që janë ende të papërfaqësuar në fushën e modës.

Po jetojmë një moment të veçantë, një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë pozitive. Markat më në fund po kuptojnë rëndësinë e diversitetit.  Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej.”- ka rrëfyer ajo për “Elle”.

Pas pranimit të saj në Victoria’s Secret, shumë kompani të tjera janë frymëzuar duke bërë imazhe në fushata reklamash e firmash globale modele transgjinore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here