Moderatoret e emisionit Goca dhe Gra dhe Lediana Prenga, ish-konkurrente e “Përputhen” kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre intime. Të vëna përballë pyetjes se cili është vendi më i çmendur që kanë bërë seks, Fatma Haxhialiu, Tea Trifoni, Olesia Leço, Krista Merkoçi e Lediana Prenga kanë dhënë versionet e tyre.
E vetmja gjë nuk rrëfeu asgjë ishte Haxhialiu, pasi me ironi tha se ishte nënë e nënat nuk bëjnë gjëra të tilla.
“Më vjen keq, por unë jam nënë, nënat nuk bëjnë kështu gjërash…,”- tha ajo.
Lediana Prenga preferoi të tregonte vendin që i kishte shijuar më shumë.
“Mbase do të them vendin që më ka shijuar më shumë….Në pyll, në makinë…,”- tha Prenga.
“Pjesë të ndryshme të shtëpisë,”- shtoi Merkoçi.
“Në plazh, në një gji privat, në jug të Shqipërisë,”- tha Leço.
E ndërsa Trifoni vend të çmendur konsideron lavatriçen.
“Në lavatriçe, ndërkohë që lavatriçja bënte centrifugën…,”- tha ajo.