Aktori dhe moderatori i njohur i “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Florian Agalliu ishte i ftuar në emisionin “Thumb” ku deklaroi se do të largohet nga televizioni.
“Do iki shumë shpejt. Besoj sezonin tjetër s’jam!”- tha Flori, ndërkohë arsyeja mbetet enigmë.
I mbetet kohës tashmë të tregojë se cila është arsyeja që moderatori largohet nga programi në fund të sezonit. Kujtojmë që bashkëshortja e tij, Renisa Shabani është ideatorja dhe regjisorja e programit që drejton Flori. Ata janë prindër të bukuroshes 6-vjeçare Mia.